Raporti vjetor/ SPAK “ujë të ftohtë” Policisë së Shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Raporti vjetor i SPAK për vitin 2024 sjell një panoramë të qartë mbi ecurinë e hetimeve, bashkëpunimin me institucionet dhe sfidat e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Me një rritje të ndjeshme të kallëzimeve nga institucionet publike dhe një ulje të konsiderueshme të referimeve nga Policia e Shtetit, raporti evidenton ndryshimet në dinamikën e hetimeve dhe rolin e SPAK në ndjekjen e çështjeve të profilit të lartë. Në këtë analizë, institucioni nënvizon rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional dhe përpjekjet për të garantuar një drejtësi më efikase dhe transparente.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka publikuar raportin vjetor për vitin 2024, duke evidentuar zhvillimet dhe sfidat e këtij viti në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në raport, SPAK thekson se ka vijuar bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e drejtësisë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, duke përfshirë Prokurorinë e Përgjithshme, prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, Policinë e Shtetit dhe policinë gjyqësore.  Një nga të dhënat më domethënëse të raportit është rritja e ndjeshme e hetimeve të nisura nga SPAK bazuar në kallëzimet e institucioneve publike. Sipas raportit, këto hetime u shtuan me 66.6% krahasuar me vitin 2023, duke shkuar nga 12 raste në vitin 2023 në 20 raste në vitin 2024. Në të kundërt, kallëzimet nga Policia e Shtetit kanë pësuar një rënie të ndjeshme, duke u ulur me 70.8% krahasuar me një vit më parë.  Në total, gjatë vitit 2024 pranë SPAK janë depozituar 300 kallëzime penale. Nga këto, rreth 8.3% nuk kanë qenë në kompetencën e Prokurorisë së Posaçme, ndaj janë transferuar në institucionet përkatëse për trajtim të mëtejshëm.

87 procedime të transferuara në prokuroritë e rretheve

Në përputhje me ndarjen e kompetencave mes institucioneve të drejtësisë, SPAK ka transferuar gjatë vitit 2024 në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore 87 procedime penale që përfshinin 114 persona nën hetim. Ky numër mbetet i njëjtë me atë të vitit 2023, duke treguar se një pjesë e konsiderueshme e hetimeve të SPAK vazhdojnë të përqendrohen tek krimet e profilit të lartë.  Në raportin e publikuar, SPAK vlerëson se bashkëpunimi me institucionet partnere ka qenë i vazhdueshëm dhe pa pengesa, duke ndihmuar në zbatimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe parandalimin e krimeve të rënda. Institucioni nënvizon rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aktorët e tjerë të sistemit të drejtësisë për të rritur efikasitetin e hetimeve dhe ndjekjeve penale.  Raporti vjetor i SPAK vjen në një kohë kur institucioni ka qenë në qendër të vëmendjes për çështje të rëndësishme që lidhen me luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivele të larta. Me rritjen e kallëzimeve nga institucionet publike, por një rënie të ndjeshme të referimeve nga Policia e Shtetit, mbetet për t’u parë nëse ky trend do të ndikojë në ecurinë e hetimeve dhe rezultatet konkrete të SPAK në muajt në vijim.

Lexo edhe :  Protestë para DASH/ Shkarkimi nga puna i 1.300 punonjësve, e pranishme edhe Yuri Kim

Arritjet

Në raportin vjetor të dorëzuar në Kuvend, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka evidentuar rezultatet e arritura gjatë vitit 2024 në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sipas raportit, janë identifikuar dhe shkatërruar 16 grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të cilat vepronin në disa qytete të vendit dhe kishin lidhje me tregjet ndërkombëtare të trafikut të drogës.  SPAK thekson se këto grupe kishin një strukturë të organizuar hierarkike, me ndarje të qartë të roleve mes anëtarëve, dhe se disa prej tyre kishin lidhje me përfaqësues të institucioneve shtetërore, përfshirë gjyqësorin, prokurorinë, policinë, median dhe botën akademike. Në raport theksohet se në aktivitetet e tyre kriminale, këto grupe përdornin teknologji të sofistikuara për komunikim të fshehtë, si aplikacioni SKY ECC, si dhe përfshiheshin në pastrimin e parave përmes kriptovalutave.  Përveç goditjes së grupeve kriminale, SPAK ka vijuar punën edhe në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta. Sipas të dhënave të raportit, gjatë vitit 2024 janë hetuar 33 ish-zyrtarë të lartë, ndërsa për 19 prej tyre çështjet janë dërguar në gjykatë. Ky bilanc tregon një intensifikim të përpjekjeve për ndëshkimin e zyrtarëve të përfshirë në praktika korruptive dhe rritjen e efektivitetit të institucioneve të drejtësisë në luftën kundër abuzimeve me pushtetin.

Të fundit

“Lulzim Basha ishte ministër i Ramës për opozitën”

Belind Këlliçi ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar atë një...

Gjermania dhe Britania nënshkruajnë traktatin e ri të mbrojtjes

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka folur pas nënshkrimit të një traktati të ri mbrojtës me kancelarin gjerman Friedrich Merz. Sipas mediave të huaja, Starmer...

Aksident në Gramsh, makina del nga rruga, plagosen 3 persona

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në Sotirë të Gramshit. Fuoristrada në të cilën udhëtonin tre personat ka dalë nga...

Konflikti i pronësisë, gruaja nga Lezha i hedh kundërshtares vaj makine në fytyrë

Një konflikt pronësie i pa zgjidhur nga organet shtetërore ka futur në sherr familjet në Dajç të Lezhës. Madje, një qytetare i ka hedhur kundërshtares...

Jennifer Lopez heq dorë nga martesa: E kam provuar disa herë dhe…

Të martën, më 15 korrik, këngëtarja e njohur Jennifer Lopez ka qënë duke performuar në koncertin e saj në Spanjë pjesë e turneut të...

Lajme të tjera

Web TV