Siguria e pasaportës biometrike/Verifikimi i saj në dogana, përmes certifikatës digjitale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është bërë anëtarja më e re, në Drejtorinë e Çelësave Publikë, të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm për sigurimin e dokumenteve të udhëtimit.

Kjo do të thotë se autenticiteti i pasaportës shqiptare do të njihet nga të gjitha 193 shtetet pjesëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil dhe do të mundësohet kalimi kufitar  në pikat automatike.

Për qytetarët shqiptarë, përmirësohet përvoja në udhëtimet ndërkombëtare, duke e bërë më të lehtë dhe të shpejtë kalimin në pikat doganore, ku verifikimi i pasaportës do të bëhet nëpërmjet konfirmimit të certifikatës së saj digjitale.

Anëtarësimi i Shqipërisë, si vend I 99-të, në Drejtorinë e Çelësave Publikë, rrit ndjeshëm sigurinë kufitare, ndihmon luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit në nivel global.

Drejtoria e Çelësave Publikë  është një platformë globale për shkëmbimin e informacionit mbi dokumentet e udhëtimit, duke ndihmuar vendet anëtare në verifikimin e pasaportave biometrike./k.k

Të fundit

SHBA ndërton ‘bishën’ Frankenjet, avioni luftarak ngrihet nga rrënojat e F-35 dhe AF-27

Forcat Ajrore Amerikane kanë blerë një lloj të ri avioni luftarak, unik në botë. Ai është i ashtuquajturi "Frankenjet",...

Zbulimi shokues në pikën më të thellë të detit Jon

Një ekspeditë shkencore në pikën më të thellë të Mesdheut në Detin Jon ka zbuluar një realitet shqetësues: mbetjet njerëzore kanë depërtuar deri në...

Thirrja e Trump/ Ndaloni ndërrimin e orës, është shumë e kushtueshme!

Donald Trump ka risjellë propozimin e tij për të bërë të përhershme kohën e kursimit të ditës, duke sugjeruar që të shtohet një orë...

Skandal në Itali/ 12 futbollistë të Serisë A, pjesë e skemës së basteve të paligjshme

Futbollin italian është përfshirë në një skandal të madh pas një hetimi të thelluar të Prokurorisë së Milanos, që ka zbuluar një rrjet të...

Dyfishohen të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara, 50 mln lekë për 3 muaj

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka raportuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave për 3-mujorin e parë të vitit...

Lajme të tjera

Web TV