Tuneli në fund të detit po “ndryshon hartën” e Europës përgjithmonë, 18 kilometra i gjatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mega-infrastrukturë e re është afër të transformojë tregtinë europiane. Bëhet fjalë për Tunelin Fehmarnbelt, një vepër inxhinierike e jashtëzakonshme që do të lidhë Danimarkën me Gjermaninë, duke transportuar mallra dhe pasagjerë. Ky projekt do të ketë një gjatësi prej 18 kilometrash.

Sipas drejtuesve të projektit, në këtë tunel nuk do të kalojnë vetëm automjetet, por dhe dy linja hekurudhore të elektrifikuara. Ndryshe nga Eurotuneli i njohur, ky tunel nuk do të gërmohet në tokë të fortë, por do të përdoren pjesë të mëdha betoni të parapërgatitura, të cilat, pasi vendosen në një hendek të gërmuar në fund të detit, do të lidhen mes tyre dhe më pas do të mbulohen.

Këto pjesë betoni tashmë dolën nga fabrika daneze e Rødbyhavn këtë vit, duke përfunduar kështu pjesën e parë të projektit ambicioz, që parashikohet të përfundojë në vitin 2029. Çdo seksion i tunelit ka një gjatësi prej rreth 217 metrash, gjerësi 42 metra dhe thellësi 9 metra, duke peshuar rreth 73.000 ton.

Tuneli në fund të detit që po "ndryshon hartën" e

Kur të hapet, tuneli do të zvogëlojë kohën e udhëtimit mes Danimarkës dhe Gjermanisë, nga 45 minuta me traget në 10 minuta me makinë dhe 7 minuta me tren. Sipas parashikimeve, udhëtimi nga Hamburgu në Kopenhagen, që aktualisht zgjat pesë orë, do të reduktohet në gjysmën e kohës. Tuneli Fehmarnbelt pritet të sjellë një rritje të turizmit në Danimarkë dhe rajonin skandinav, duke krijuar mundësi punësimi dhe përmirësuar ekonominë e disa zonave që janë më të zhvilluara sesa kryeqyteti, Kopenhagen./E.T

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV