“Vulin të mos jetë pjesë e qeverisë” – Shpërthen Moska: Serbia shtet sovran, BE po mbytet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ndërhyrja e paturpshme e burokratëve evropianë në punët e brendshme të një shteti sovran si Serbia është e papranueshme”. Me këto fjalë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova reagoi lidhur me deklaratën e komisioneres për zgjerim të BE, Marta Kos, se Aleksandër Vulin nuk duhet të jetë pjese e qeverisë së ardhëshme të Serbisë për shkak të lidhjeve me Moskën.

Ajo theksoi se zyrtarët e Brukselit nuk kanë të drejta ligjore, e aq më pak morale, për t’i imponuar ndonjë vendi se çfarë politike duhet të ndjekë.

Zakharova komentoi gjithashtu bashkëpunimin mes Serbisë dhe BE në fushën e industrisë së mbrojtjes si dhe faktin që Serbia dhe Hungaria nënshkruan një marrëveshje ushtarake. Zyrtarja e Kremlinit tha se e konsideron absurde afrimin me një anijeje qe po mbytet, siç e cilësoi.

“BE-ja po fundoset. Ekonomia, politika, industria, prodhimi, financat – gjithçka po dështon, gjithçka po fundoset, kjo është e qartë. Përse të bashkohesh me atë anije që po fundoset dhe të shkosh në fund me të? Kjo është plotësisht e paqartë,” ishin fjalët e Zakharovës. Po ashtu, ajo vuri në dyshim industrinë e mbrojtjes dhe potencialin e përgjithshëm ushtarak të bllokut./k.k

Të fundit

SHBA ndërton ‘bishën’ Frankenjet, avioni luftarak ngrihet nga rrënojat e F-35 dhe AF-27

Forcat Ajrore Amerikane kanë blerë një lloj të ri avioni luftarak, unik në botë. Ai është i ashtuquajturi "Frankenjet",...

Zbulimi shokues në pikën më të thellë të detit Jon

Një ekspeditë shkencore në pikën më të thellë të Mesdheut në Detin Jon ka zbuluar një realitet shqetësues: mbetjet njerëzore kanë depërtuar deri në...

Thirrja e Trump/ Ndaloni ndërrimin e orës, është shumë e kushtueshme!

Donald Trump ka risjellë propozimin e tij për të bërë të përhershme kohën e kursimit të ditës, duke sugjeruar që të shtohet një orë...

Skandal në Itali/ 12 futbollistë të Serisë A, pjesë e skemës së basteve të paligjshme

Futbollin italian është përfshirë në një skandal të madh pas një hetimi të thelluar të Prokurorisë së Milanos, që ka zbuluar një rrjet të...

Dyfishohen të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara, 50 mln lekë për 3 muaj

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka raportuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave për 3-mujorin e parë të vitit...

Lajme të tjera

Web TV