Rama i përgjigjet komentuesit: Rrogën mesatare të mësuesve do ta bëjmë 1250 euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi në rubrikën e tij “Sy m’Sy”, i cili i thotë kreut të qeverisë që në Shqipëri nuk ka fëmijë. Si përgjigje Rama i bëri një bilanc të punës në institucionet arsimore, ndërsa i tha se sot marrin libra falas 238 mijë nxënës.

Po ashtu, Rama u shpreh se brenda mandatit të katërt do të bëjnë rrogën mesatare të mësuesve 1250 euro.

Gjithashtu ai premtoi ndërtimin e një shoqërie publike të transportit të nxënësve, pasi sipas tij sot ka shumë fëmijë që duhen mbështetur me transport falas.

“Shkolla atëherë ishte mysybet dhe prindërit ishin të detyruar të blinin vetë librat për fëmijët e tyre. Sot 238 mijë nxënës i marrin libra falas, e ti thua s’ka fëmijë. Paga mesatare e mësuesit është dyfishuar krahasuar me kohën kur morëm detyrën, ishte 420 euro, sot është 950 euro dhe brenda mandatit të katërt të do të shkojë 1250 euro.

Ndërkohe po të them gjithashtu se deri në fund të mandatit të ardhshëm, 430 shkollave të reja do i shtohen dhe 200 të tjera. Kur ne morëm detyrën s’kishte laboratorë. Kishte ca klasa me kompjutera që nuk ndizeshin e që quheshin laboratore. Sot ka laboratorë inteligjentë në 340 shkolla, do jetë brenda mandatit të katërt do jenë 1000 laboratorë të tillë dhe s’do të ketë nxënës pa akses në mësimin e teknologjisë dixhitale.

Po ashtu do ndërtojmë shoqërinë publike të transportit të nxënësve që ka plot fëmijë që duhen mbështetur falas me transport në shkollë. Palestrat numëroheshin me gishtat e duarve kurse sot kemi mbi 200 palestra në shkollë. Janë mbi 12 mijë fëmijë të përfshirë”, tha Rama./k.k

Të fundit

Golem/Punëtori u dëmtua gjatë punës në kantier, vihet në pranga drejtuesi teknik i firmës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 61 vjeç, banues...

‘Luftë online’ mes LaCivita me Evi Kokalarit në rrjet

Debati është i fortë dhe po zhvillohet në të gjitha rrjetet sociale që përdoren kryesisht nga republikanët në SHBA; X dhe Facebook. Ineresant është...

Dollari në pikiatë/ Rënia më e madhe e monedhës amerikane, në një dekadë

Dollari amerikan ka rënë në nivele minimale përballë lekut shqiptar.Kjo vjen si pasojë e tarifave Trump dhe efekteve në tregje . Një dollar është...

“Kujdesem për flokët e mi të bukur”, Trump heq kufizimet për ujin në dushet amerikane

Presidenti Donald Trump ka ndërmarrë hapa për të hequr kufizimet për rrjedhjen e ujit nga dushet amerikane, të vendosura gjatë administratës Obama. Sipas Shtëpisë...

Presidentja Osmani zhvillon një takim me Erdogan: Turqia partner kyç për paqen

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj turk, Recep Tayyip Erdogan. Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se presidenti turk është...

Lajme të tjera

Web TV