“Çmenden” tregjet e aksioneve, 5 trilionë dollarë humbje në Wall Street

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të dytën ditë me radhë, tregjet e aksioneve globale reflektuan tronditje për shkak të tarifave ndaj importeve të vendosura nga  presidenti Donald Trump. Bursat në SHBA kanë hyrë në javën më të keqe që prej pandemisë së Covid-19 në 2020-tën, me të treja indekset kryesore në Wall Street, që ranë me më shumë se 5 përqind, e përkthyer në shifra, 5 trilion dollarë humbje në dy ditë.

Oficerët e doganave në SHBA nisën prej kësaj të shtune të mblidhnin taksat prej 10 përqind ndaj importeve nga shumë vende, ndërsa tarifat më të lartat ndaj 57 partnerëve më të mëdhenj tregtar do të nisin nga java e ardhshme. Mes vendeve të para të prekura nga tarifat e reja janë Australia, Britania e Madhe, Kolumbia, Argjentina, Egjipti dhe Arabia Saudite. Kina u bë shteti i parë që njoftoi implementimin e kundër masave të ngjashme ndaj SHBA duke përshkallëzuar luftën tregtare mes dy vendeve.

Nga e enjtja tjetër, mallrat amerikane që do të hyjnë në kinë do të taksohen me 34 përqind. Duke reaguar ndaj tërmetit në bursë Pekini tha se tregjet e aksioneve kishin folur, duke refuzuar tarifat e Trump. Kina kërkoi konsultime më SHBA ndërsa shoqata të ndryshme tregtare në këtë vend bënë thirrje për eksplorimin e tregjeve alternative, dhe paralajmëruan se tarifat do të përkeqësojnë inflacionin.

Trump njoftoi tarifa shtesë prej 34 përqind ndaj mallrave kineze , duke e çuar totalin e taksave të vendosura ndaj rivalit tregtar në 54 përqind. Mes shqetësimeve për zhvillimet dramatike në tregjet e aksioneve, Donald Trump reagoi në platformën sociale truth për të mbështetur vendimin. “Bizneset e mëdha nuk janë të shqetësuara nga tarfiat pasi e dinë se ato janë këtu për të qëndruar, por janë të fokusuar tek ky vendim i madh që do të rikarikojë ekonominë tonë”, ishin fjalët e Trump. /E.T

Të fundit

Pas sherrit fizik në hollin e një hoteli me Demaliajn, reagon Gjuzi: Më shau …

Pas sherrit fizik të publikuar në rrjetet sociale mes analistit Ilir Demaliaj dhe Kryetarit të Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi, ka...

Pa bisht dhe me 3 motorë, pamjet e avionit luftarak të Kinës ‘çudisin’ botën

Janë shfaqur imazhe të reja të një prej avionëve luftarak futuristik të Kinës, një aeroplan me tre motorë, me krahë fluturues pa bisht, të...

Aksident në Llogara, autobusi përplaset me një kamion

Një aksident ka ndodhur mbasditen e sotme në njërën nga kthesat e Llogarasë. Mësohet se një autobus është përplasur me një kamion. Fatmirësisht, nuk...

Trump ‘ngrin’ tarifat doganore për 90 ditë, përjashton Kinën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shpallur një pauzë 90-ditore për tarifat tregtare për më shumë se 75 vende, përfshirë shumë shtete të...

BBC sugjeron nëntë vende për t’u parë në 2025, në listë edhe Shqipëria

Shqipëria është mes nëntë vendeve, që BBC u sugjeron lexuesve t’i vizitojnë përgjatë vitit 2025. Në artikull, prestigjiozja britanike shkruan se Shqipëria ka qenë prej...

Lajme të tjera

Web TV