Shefi i NATO-s: BE po rrit ndjeshëm përpjekjet e saj në mbrojtje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrat e Jashtëm të NATO-s u takuan përsëri në ditën e dytë për të diskutuar mbi përgatitjet për samitin që do të mbahet më 24-26 qershor, për të forcuar lidhjen transatlantike dhe për ta bërë Aleancën një organizatë më të fortë, më parandaluese dhe ku përgjegjësia ndahet në mënyrë të drejtë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte në deklaratën e tij në hapjen e ditës së dytë të takimit që mblodhi ministrat e Jashtëm të vendeve aleate më 3-4 prill, tha se do të diskutohen përgatitjet për samitin e NATO-s që do të mbahet në Hagë të Holandës më 24-26 qershor.

Ai vuri në dukje se në seancë është e pranishme edhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas. “BE-ja po rrit ndjeshëm përpjekjet e saj në mbrojtje dhe mendoj se ne të gjithë e mirëpresim këtë”, tha Rutte.

 

Në fjalën e tij duke e cilësuar si “një moment të rëndësishëm historik” Buletinin e Bardhë, hartën e re që BE-ja njoftoi më 20 mars për objektivat e vitit 2023 në mbrojtje, Rutte tha: “Tani presim me padurim bashkëpunim më të ngushtë në zbatimin e tij. BE-ja gjithashtu synon të luajë rol më të madh në mbështetjen e Ukrainës”.

Rutte tha se të gjithë aleatët duhet të ndajnë barrën në mënyrë të drejtë. “Angazhimi i vazhdueshëm i SHBA-së për aleancën tonë të fortë transatlantike mbetet gurthemeli i sigurisë sonë”, shtoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm tha se në samitin e Hagës do të diskutohet forcimi i lidhjeve midis Evropës dhe Amerikës së Veriut duke e bërë NATO-n një aleancë më të fortë, ku barra ndahet në mënyrë më të barabartë dhe me parandalim më të lartë.

Lexo edhe :  Norvegjia planifikon të ndërtojë tunelin më të gjatë nënujor në botë

Në takimin që nisi dje merr pjesë për herë të parë Sekretari amerikan Shtetit, Marco Rubio.

Në deklaratën e tij në hyrje të takimit, Rubio dha mesazhin se aleatët evropianë duhet të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen dhe të rrisin shkallën në 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB).

Türkiye përfaqësohet në takim nga ministri i Jashtëm, Hakan Fidan. Fidan ka zhvilluar dje takime dypalëshe me shumë nga homologët e tij, përfshirë Rubion./k.k

Të fundit

‘Lufta’ për talentet/ Si i motivojnë kompanitë shqiptare punonjësit

Në vitet e fundit, Shqipëria është përballur me një realitet të ri dhe të vështirë: mungesën e fuqisë punëtore....

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

Asnjë luhajte për euron dhe paundin, mësoni me sa blihen e shiten monedhat e tjera sot

Sot, më 14 prill 2025, dollari amerikan blihet me 86.9 lekë dhe shitet me 89.3 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...

Shqiptarët “çmenden” pas Jozit, këngëtari merr vendimin e papritur pasi doli nga qelia

Padyshim që kryefjala e mediave këtë të diel ka qenë incidenti i ndodhur gjatë spektaklit të Big Brother Vip Albania, ku Jozefin Marku qëlloi...

Rama synon Presidencën, një grua në krye të vendit?

Analisti Ben Andoni thotë që synimi i Ramës në të ardhmen mund të jetë një Republikë Presidenciale, ku ai të ketë atributet ekzekutive. Duke cituar...

Lajme të tjera

Web TV