Presidenti i SHBA-së, Donald Trump në një mesazh drejtuar popullit amerikan për tarifat u thotë se ky është një revolucion ekonomik dhe ne do të fitojmë.
“Ky është një revolucion ekonomik dhe ne do të fitojmë,” shkroi presidenti amerikan në platformën Truth Social, duke u thënë bashkatdhetarëve të tij “Kjo nuk do të jetë e lehtë“, duke premtuar megjithatë se “rezultati përfundimtar do të jetë historik“.
Tarifat e reja të Trump kanë tronditur ekonominë globale dhe tregjet financiare në mbarë botën kanë pësuar humbje të mëdha. Vetëm në Wall Street, 6 trilion dollarë humbën në dy ditët e fundit, sipas të dhënave të tregut të Dow Jones. Në fakt, dje presidenti i Bankës Federale të SHBA-së (Fed) Jerome Poëell prezantoi me ngjyra të zeza perspektivat e ekonomisë amerikane pas tarifave të reja dhe efektet e tyre ekonomike përfshijnë inflacion më të lartë, rritje më të ngadaltë dhe rritje të papunësisë.