“Hakerimi ndaj SPAK, ka dirigjent politik”, Karamuço zbulon detajet: Ja kush dëmtohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Profesori kriminalist, Ervin Karamuço ishte këtë të diel i ftuar në një emision televiziv ku ndërsa komentoi hakerimin e prokurorëve tha se kjo gjë është bërë për çështje politike.

Sipas tij në krimin kibernetik ku u hakeruan tre e-maile të tre prokurorëve janë të përfshirë disa persona, përveç dy të arrestuarve dhe sipas tij, dirigjenti është një politikan i cili synon të dëmtojë kolegët e tij.

“Kjo është çështje politike, të çosh materiale për të fundosur një politikan nuk i bën një ish-administrator, por i bën një kolegu jot. Në këtë fazë, në vigjilje të fushatës zgjedhore këta mund të bëjnë dëm shumë të madh.

Qoftë për zotin Xhafaj, qoftë edhe për emra të tjerë. Për shkak se është luftë politike, ka patjetër dirigjent politik. Unë e kam thënë që SPAK duhet të ketë kurajën të shkojë e të plotësojë puzzle e grupit të strukturuar kriminal”,-tha Karamuço./   S.M

Të fundit

Gjykata Europiane pranon kërkesën e Belerit, do shqyrtohen parregullsit

Sipas mediave greke, Gjykata ka lënë afat deri më datë 26 qershor për shqyrtimin e kësaj çështje nga palët...

Bllofi i gazetarëve me “faktet tronditësë” të SPAK për Veliajn

Nga Andi Bushati Publikimi i bisedave të përgjuara të Veliajt në burg, na tregoi përpos të tjerave, se SPAK, poashtu si partitë politike, apo edhe...

Zbulimi që befasoi shkencëtarët në fundin e oqeanit

Një ekip shkencëtarësh zbuloi një strukturë shkëmbore të pazakontë rreth 60 kilometra larg ishullit Rarotonga, pjesë e Ishujve Cook në Oqeanin Paqësor Jugor. Zbulimi...

Kërkohet rimbursim 10% i TVSH, tarifat doganore të Trump prekin bimët mjekësore shqiptare

Nga sherebela, te boronica bashkë me finokun, dafinën e kamomilin... vendosja e tarifave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta prekin Shqipërinë më...

Protestuesit serbë e çojnë fushatën kundër korrupsionit në Parlamentin Evropian

Dhjetëra çiklistë serbë janë duke i bërë 1.300 kilometra rrugë drejt Parlamentit Evropian në Strasburg, për ta tërhequr vëmendjen në lidhje me fushatën e...

Lajme të tjera

Web TV