Hetimi i politikanëve/ SPAK kërkoi 163 herë ndihmë juridike nga 32 vende të botës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të hetuar politikanët dhe prokurët e korruptuar, abuzimet me tenderat, apo fshehjen e pasurisë nga zyrtarë të vendit, Struktura e Posaçme (SPAK) ka kërkuar ndihmë edhe nga drejtësitë e vendeve të huaja.

Sipas raportit vjetor të vitit 2024 të SPAK, vetëm gjatë vitit të shkuar kjo strukturë ka drejtuar 163 kërkesa për ndihmë juridike autoriteteve të 32 shteteve të huaja për një gamë të gjerë veprash pebnale.

Lista e atyre nga të cilët SPAK ka kërkuar informacion apo dikumente përmes letër-porosive përbëhet nga vendet fqinje dhe vende të Bashkimit Europian, por nuk mungojnë as ato në Amerikën Latine e deri në Lindjen e Largët.

Shteto që ka pritur më shumë kërkesa për ndihmë në hetimet penale nga SPAK gjatë vitit 2024 është Franca, me 40 të tilla, lidhur kjo me dosjet penale për të cilat Struktura e Posaccme ka kërkuar materiale nga bisedat e dekriptuara të platformës SKY ECC.

I dyti vend në radhë është Italia, autoriteteve të së cilës SPAK i ka kërkuar ndihmë në 21 raste, e më pas Holdanda me 14 kërkesa dhe Anglisë me 11 kërkesa.

Numri më i ulët i letërporosive është regjistruar drejt vendeve më të largëta. Sipas të dhënave, me të paktën një shkresë, SPAK i është drejtuar për ndimhë juridike drejtësive të 15 vendeve mes të cilave, Kolumbisë, Paraguajit, Singaporit dhe Malajzisë.

Nga ana tjetër, SPAK jo vetëm ka kërkuar ndihmë juridike, poe edhe ka dhënë. Sipas raportit vjetor, në 70 raste, në SPAK kanë mbërritur kërkesa nga drejtësi të huaja, ku kryeson Italia me 13 kërkesa, e ndjekur nga Belgjika dhe Gjermania me nga 10 të tilla.

Lexo edhe :  “Petulla” me miellin e BE

Referuar të dhënave, kërkesat e ardhura nga autoritetet gjyqësore të huaja kanë shërbyer për nisje hetimesh pasurore në Shqipëri, bazuar në ligjin Antimafia, sic ka ndodhur në 5 raste, pas letërporosive të ardhura nga Gjermania dhe Belgjika.

Po ashtu, viti 2024 ka shtuar me 10-të numrin e 27 skuadrave të përbashkëta hetimore të SPAK me prokurori të huaja të formuara në harkun 2020-2023. /E.T

Të fundit

Ndalesa e trenit me printim 3D mbërrin në Japoni

Një stacion treni i printuar brenda natës mund të merrte formë vetëm në Japoni , në vendin e Shinkansen dhe ndenjëset e trenit...

Kryeqyteti vishet bardheblu, Tirana shkatërron Partizanin në “Air Albania”

Tirana kthehet të fitojë derbin pas 10 ndeshjesh pa shijuar suksesin në sfidën e ethshme të kryeqytetit dhe e bën në momentin e duhur....

Çfarë po thur Vuçiç me rusët? Presidenti serb takon “njeriun e Putinit”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takua me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Boçan Kharçenko, menjëherë pasi emëroi kandidatin për kryeministër. Sipas njoftimi zyrtar, ata biseduan...

Parajsa tokësore e ndaluar për njerëzit/ Ky është ishulli i banuar vetëm nga gjarpërinjtë

A do të shkonit me pushime në një ishull tropikal të mrekullueshëm, të pabanuar, një parajsë e vërtetë tokësore, nëse do t'ju thoshin se...

Bëhet virale një video e Laertit, ku e kërc*non Gjestin: Do të vij në mes të Prishtinës..

Laert Vasili dhe Gjesti janë përfshirë në debate të ashpra këto ditë në shtëpinë e Big Brother. Ka qenë aktori që ka lidhur një moment...

Lajme të tjera

Web TV