“Kartë blu” për të huajt që duan të punojnë në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Punonjësit e kualifikuar që do të zgjedhin Shqipërinë për të punuar do të paisen me leje unike ose ndryshe “karta blu “.

Projektligji i dorëzuar në kuvend parashikon një sërë lehtësish për të gjithë të huajt që vijnë në Shqipëri për të punuar. Në draft është përcaktuar që i huaji të pajiset me leje unike për një periudhë 2-vjeçare nëse në kontratën e punës përcaktohet se paga është minimalisht sa paga mesatare vjetore bruto kombëtare. Gjithashtu, me udhëzim të ministrit përgjegjës për çështjet e punësimit do të përcaktohet lista e profesioneve për të cilat nuk do të aplikohet ky parashikim.

Leje unike pritet te ketë edhe për punonjësit sezonalë edhe ata shtëpiakë. Aplikimi kërkohet të bëhet vetëm online nëpërmjet portalit e-Albania. Po ashtu edhe Studentet dhe kërkuesit shkencore do të kenë mundësinë më të thjeshtuara për të qëndruar në Shqipëri.

Gjithashtu, projektakti ka sjellë më shumë të drejta në lidhje me lejen e qëndrimit të marrë për bashkimfamiljar . Lufta kundër migracionit të parregullt mbetet një nga kërkesat prioritare në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe, për këtë qëllim, projektligji ka një saktësim të politikave që kanë të bëjnë me kthimet apo ripranimet.

Në draft sanksionohet se urdhri i dëbimit si person i padëshiruar i njoftohet në formë të shkruar të huajit kur ndodhet fizikisht në Republikën e Shqipërisë dhe nuk do të lëshohet urdhër dëbimi kur i huaji, nuk ndodhet fizikisht në Republikën e Shqipërisë. Për shtetasit e vendeve të BE rregullat janë edhe më të lehta, pasi ata kanë drejtën e qëndrimit në vend pa leje qëndrimi apo leje unike edhe më shumë se tre muaj kur janë të punësuar apo vetëpunësuar. Të dhënat tregojnë se në vendin tone janë punësuar rreth 13 mijë shtetas të huaj kryesisht në turizëm,ndërtim e tregti./   S,M

Të fundit

Ndalesa e trenit me printim 3D mbërrin në Japoni

Një stacion treni i printuar brenda natës mund të merrte formë vetëm në Japoni , në vendin e Shinkansen dhe ndenjëset e trenit...

Kryeqyteti vishet bardheblu, Tirana shkatërron Partizanin në “Air Albania”

Tirana kthehet të fitojë derbin pas 10 ndeshjesh pa shijuar suksesin në sfidën e ethshme të kryeqytetit dhe e bën në momentin e duhur....

Çfarë po thur Vuçiç me rusët? Presidenti serb takon “njeriun e Putinit”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takua me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Boçan Kharçenko, menjëherë pasi emëroi kandidatin për kryeministër. Sipas njoftimi zyrtar, ata biseduan...

Parajsa tokësore e ndaluar për njerëzit/ Ky është ishulli i banuar vetëm nga gjarpërinjtë

A do të shkonit me pushime në një ishull tropikal të mrekullueshëm, të pabanuar, një parajsë e vërtetë tokësore, nëse do t'ju thoshin se...

Bëhet virale një video e Laertit, ku e kërc*non Gjestin: Do të vij në mes të Prishtinës..

Laert Vasili dhe Gjesti janë përfshirë në debate të ashpra këto ditë në shtëpinë e Big Brother. Ka qenë aktori që ka lidhur një moment...

Lajme të tjera

Web TV