“Mbaji duart larg demokracisë”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump dhe Musk

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Amerikanët po rebelohen ndaj Donald Trump. Miliona njerëz kanë dalë në sheshet dhe rrugët kryesore të shumë qyteteve në Shtetet e Bashkuara për të kundërshtuar ato që po konsiderohen politika të dëmshme dhe diktatoriale të Presidentit Trump dhe të krahut të tij të djathtë Elon Musk, që drejton Departamentin për Efiçencë Qeveritare.

“Kemi frikë për demokracinë tonë”, u shpreh një pjesëmarrëse në tubimin e mbajtur në Karolinën e Jugut.

“Gjëja më e keqe është se ai tashmë po flet për të mos u larguar pas këtij mandati dhe për të bërë dhe një mandat të tretë dhe kjo është e frikshme për mua”, shton më tej protestuesja.

“Hands Off”, në shqip “Mbaji Duart Larg”, është slogani i protestës më të madhe kundër Trump dhe Musk në SHBA që kur republikani u kthye në Shtëpinë e Bardhë. Mbi 1200 demonstrata u organizuan në 50 shtetet amerikane. Protestat prekën qytete të ndryshme nga Nju Jorku në Boston, nga San Francisko në Portland. Por epiqendra ishte Uashingtoni, ku mijëra njerëz u mblodhën në Qendrën Kombëtare nën Monumentin e Uashingtonit, pak metra nga Shtëpia e Bardhë.

“Zgjohu dhe nuhat grushtin e shtetit”, “Trump luan golf ndërsa SHBA digjet”, “A nuk jeni të tarifuar?” ishin disa nga parullat e mbajtura nga protestuesit. Shumë paralajmërojnë të “mbahen duart larg” demokracisë, kujdesit shëndetësor dhe gjithçkaje që ka përfunduar në syrin e Trump dhe Musk, të paraqitur në tabela si dy nazistë./e.t

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV