Turizmi në Shkodër këtë vit duket se ka nisur përpara nisjes zyrtare të sezonit. Një grup studentësh nga Belgjika, kanë zgjedhur Shirokën për të eksploruar natyren dhe për të eksperimentuar me sportet ujore në liqenin e Shkodrës.
“Mendoj se është një qytet shumë i bukur. Doja të vij këtu sepse për të parë liqenin dhe të notoja. Unë dua shumë të shoh vende që kanë liqenin dhe malin së bashku. Është shumë këndshëm.”
“Zgjodhëm Shkodrën sepse është një qytet shumë i bukur dhe këtu ka shumë male. Megjithatë, uji në liqen duket shumë i ftohtë. Erdhëm sepse jemi studentë, kemi pushimet dhe këtu është shumë mirë.”
“Kjo bluzë është një dhuratë për mua dhe më pëlqen. Përshtypja ime e parë, siç themi ne në frëngjisht, është një peizazh i bukur. Është një vend shumë i mirë, njerëzit janë të mirë, të buzëqeshur.”
Mësuesja e grupit kishte rekomanduar Shqipërinë si një destinacion që duhet vizituar, duke theksuar se Shkodra si qytet ka gjithçka – Alpe për hiking, mbrëmje të këndshme në shëtitore, por edhe çmime të arsyeshme.
“Ne zgjodhëm Shqipërinë sepse është një mundësi për të bërë udhëtime aventureske. Këtu mund të shohim shumë male, ndryshe nga Belgjika që është një vend i sheshtë. Studentët tanë nuk janë të mësuar me këto pamje dhe tani mund të eksplorojnë natyrën. Në Shkodër kemi mbërritur pardje. Dje ishim në Alpe, në Theth, dhe bëmë hiking. Po ashtu, rrugët e qytetit janë shumë të këndshme. Shkodrën e rekomandoj për të parë malet, për të bërë ecje dhe për të vizituar liqenin.”
Edhe pse në fillim pranvere, prania e vazhdueshme e turistëve dëshmon se Shkodra po shndërrohet në një destinacion të dashur ndërkombëtar, ku natyra, kultura dhe mikpritja ndërthuren në mënyrë unike./e.t