Derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani, policia publikon masat dhe rrugët e bllokuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në prag të zhvillimit të derbit të kryeqytetit Tirana-Partizani, që do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare”, Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar, lidhur me planin e masave për mbarëvajtjen e kësaj sfide.

Njoftimi i policisë:

Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “KF Tirana” dhe “Partizani”, që do të zhvillohet më datë 07.04.2025, në orën 20:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Në orën 14:00 do të spostohen automjetet që janë përreth stadiumit, ndërsa rrugët do të bllokohen në orën 17:00. Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 17:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë:

Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:

– Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet: Nisja përballë “Teatrit të Kukullave” bulevardi “Dëshmorët e Kombit, rruga “Bajram Curri”, ETC, rruga “Papa Gjon Pali II”, qendra “COIN” – stadium;

—Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet: nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sulejman Delvina”, rruga “Ibrahim Rugova” pas Presidencës, sheshi “Frederik Shopen”, shkallët e universitetit – stadium.

Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve, jashtë itinerarit të caktuar.

Në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Lexo edhe :  Statistikat flasin kundër, Ruben Amorim trajneri më i dobët në histori të United

Nuk do të lejohen të futen në stadium shtetas pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pavarësisht se mund të jenë të pajisur me bileta, nuk do të lejohen pa praninë e prindit apo kujdestarit (shoqëruar me dokument).

Nuk do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia, si tifozë problematikë.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive, për zbatimin e masave të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, në oraret e caktuara./ D.C

Të fundit

Disa vota që fare kot mund të shkojnë dëm

Eduard Zaloshnja  Shumica dërrmuese e votuesve të 11 majit do të shënnojnë shenjën e tyre për subjektin elektoral që preferojnë...

“Mjafton të mos vidhet dhe…”/ Dash Shehi zbulon planin për rritjen e pagave

Kreu i LZHK dhe njëkohësisht drejtuesi i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, deputeti Dashamir Shehi, është shprehur se është fare e thjeshtë rritja me 25%...

FOTO/ Parku Olimpik mbushet me fletët e votimit të diasporës, gati për t’u futur në zarfe

Kuti kartoni të mbushura plot me fletë votimi, shihen në pamjet e mëposhtme, të cilat janë siguruar nga LSA, brenda ambienteve të Parkut Olimpik...

Vrasja e Ilaria Sulës, nëna e Samsonit e pranon: E ndihmova të pastronte vendin e krimit

Prindërit e Mark Samsonit, 23-vjeçarit që vrau ish-të dashurën e tij shqiptare Ilaria Sula në Romë, kërkojnë falje . Kështu ka thënë avokati i...

Hapja e fushatës, demokratët zbresin në shesh në 11 prill! Krah Berishës edhe LaCivita

Partia Demokratike do të hapë fushatën zyrtarisht në datën 11 Prill, në ditën e parë të periudhës zyrtare të fushatës elektorale dhe 1 muaj...

Lajme të tjera

Web TV