Ditë historike /Në Ulqin inagurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë historike sot në Ulqin – në qytetin e pasurive natyrore, historike dhe kulturore – ku është inauguruar Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë, në praninë e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, z. Igli Hasani; Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Malit të Zi, z. Ervin Ibrahimović; përfaqësuesve të qeverisë qendrore dhe vendore, trupit diplomatik, qytetarëve ulqinakë etj.

Inaugurimi i kësaj konsullate për Ministrin Hasani është njëkohësisht dëshmi e raportit të veçantë dhe marrëdhënieve mes dy vendeve tona, por edhe një angazhimi të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të fortë dhe më të lidhur mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Në fjalën përshëndetëse të inaugurimit, ai u shpreh:

“Në një kohë kur Shqipëria dhe Mali i Zi janë aleate dhe ndajnë një vizion të përbashkët për paqe, stabilitet dhe integrim evropian, ky hap përfaqëson një shtyllë të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet – politik, ekonomik, kulturor dhe njerëzor. Do të jetë një nyje strategjike për të ndihmuar në forcimin e shkëmbimeve tregtare, promovimin e investimeve, dhe rritjen e mundësive për zhvillim të qëndrueshëm, veçanërisht në sektorë si turizmi, energjia dhe infrastruktura.”

Ministri Hasani theksoi ndër të tjera se qeveria shqiptare e ndjek gjithmonë me kujdes dhe përkushtim zhvillimin dhe mirëqënien e shqiptarëve kudo që ata jetojnë. Sipas tij, komuniteti shqiptar në Mal të Zi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në rrugën demokratike dhe euroatlantike të vendit, dhe ka qenë gjithmonë një faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe bashkëjetese. “Do të vazhdojmë ta mbështesim këtë rol dhe të inkurajojmë përfaqësimin e tyre aktiv në të gjitha nivelet e jetës institucionale.”, cilësoi z. Hasani.

Lexo edhe :  “Mjafton të mos vidhet dhe…”/ Dash Shehi zbulon planin për rritjen e pagave

Në kuadër të vizitës në Ulqin, Ministri Hasani zhvilloi një takim me Kryetarin e Komunës së Ulqinit, z. Genc Nimanbegu, me të cilin diskutoi për çështje të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat e kulturës, arsimit dhe turizmit.

Ai vizitoi edhe Qendrën e Librit dhe Promovimit të Kulturës Shqiptare – Libraria Ulqini, për të cilën vlen të theksohet se në fillim të këtij viti është bërë disbursimi i një shume prej 50 mijë eurosh për librarinë, ndërsa garantoi se do të vijojë mbështetja financiare për funksionimin e kësaj qendre.

Gjatë vizitës, Ministri Hasani u takua edhe me drejtues të partive politike shqiptare në Malin e Zi, për të shkëmbyer ide dhe diskutuar çështje të rëndësishme që lidhen me situatën politike dhe zhvillimet rajonale./k.k

Të fundit

Marrëveshja e koalicionit të ri qeveritar në Gjermani, çfarë përmban marrëveshja

Në një moment me sfida të mëdha për Europën dhe ekonominë botërore, drejtuesit e tri partive të koalicionit të...

Shiti receta false për të ndihmuar bosin shqiptar të drogës/ Arrestohet mjeku italian

Një çertifikatë mjekësore për të garantuar lirinë e një bosi shqiptarë të drogës dhe një vizitë e organizuar për t’i lejuar atij të arratiset...

1 në 6 tendera të shpallur vjet u ankimuan nga bizneset/Raporti i KPP: U bënë 1151 ankesa

Gati një në gjashtë tendera të shpallura vjet u ankimuan nga kompanitë që bënë ofertë. Bazuar në raportin vjetor të 2024-ës të Komisionit të...

U gropos i fshehur në kuti purosh, zbulohet thesari i zhdukur që nga koha e nazizmit

Një koleksion i jashtëzakonshëm monedhash është zbuluar pas më shumë se 50 vitesh i varrosur nën tokë dhe pritet të dalë në ankand për...

Forcimi i tregut të punës/ Rama apel të rinjve: Të fokusohemi në arsimin profesional

TRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se paga minimale në janar të 2026 do të rritet në 500 euro dhe puna për këtë ambicie do...

Lajme të tjera

Web TV