Sipas mediave greke, Gjykata ka lënë afat deri më datë 26 qershor për shqyrtimin e kësaj çështje nga palët për t’’i dhënë një zgjidhje përfundimtare. Nëse një marrëveshje nuk arrihet, GJEDNJ do të ftojë palët të paraqesin argumentet e tyre në gjykatë.
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka pranuar kërkesën e Fredi Belerit për të shqyrtuar parregullsitë gjatë arrestimit dhe paraburgimit të tij dy ditë para zgjedhjeve bashkiake në Himarë.
Sipas mediave greke, Gjykata ka lënë afat deri më datë 26 qershor për shqyrtimin e kësaj çështje nga palët për t’’i dhënë një zgjidhje përfundimtare. Nëse një marrëveshje nuk arrihet, GJEDNJ do të ftojë palët të paraqesin argumentet e tyre në gjykatë.
Vetë eurodeputeti Beleri ka reguar lidhur me këtë.
Vendimi paraprak i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me të cilin ankimi im ndaj paraburgimit tim të paligjshëm dy ditë para zgjedhjeve bashkiake në Himarë konsiderohet i vlefshëm në parim, është një shfajësim i parë. Arsyetim për besimin tim të palëkundur në acquis evropiane dhe në demokraci.
Arsyetim për strategjitë kundër meje, por edhe kundër vullnetit të minoritetit etnik grek. Shfajësim, më në fund, për ata që vazhdojnë të luftojnë për shtetin e së drejtës dhe institucionet në Shqipërinë aderuese. Falenderoj avokatin tim, profesor z. Nikos Alivizato, i cili me ekipin e tij trajtoi rastin. Sot u bë fillimi, për të rikuperuar atë që fituam në mënyrë demokratike dhe na privuam me grushte shteti”, është shprehur Beleri./k.k