Grabitja spektakolare e furgonit me 6 milionë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia franceze ka nisur një hetim të thelluar pas një grabitjeje spektakolare të një kamioni të blinduar, e cila ndodhi në Verdun-sur-Garonne, një komunë rreth 40 kilometra larg Toulouse. Furgoni transportonte një ngarkesë me vlerë mbi 6 milionë euro, përfshirë vepra arti dhe lingota ari. Pas grabitjes, autorët e krimit dogjën furgonin për të zhdukur çdo provë.

Një grua që pa rastësisht mjetin e dyshimtë në lëvizje, vendosi ta ndiqte dhe filmoi itinerarin e tyre me telefonin e saj. Ajo e dorëzoi videon tek autoritetet, çka ndihmoi hetimin në identifikimin e rrugës së përdorur nga grabitësit.

Kriminelët e ndalën furgonin në një zonë të izoluar dhe shkarkuan vetëm pjesën e ngarkesës që përmbante ar – rreth 3 milionë euro në lingota dhe monedha ari. Ndërkohë, veprat e artit me vlerë mbi 3.5 milionë euro nuk i tërhoqën vëmendjen e tyre. Në vend që t’i merrnin, vendosën t’i digjnin së bashku me furgonin për të zhdukur çdo gjurmë.

Policia beson se grabitësit kishin informacion të brendshëm, pasi vepruan me efikasitet dhe kishin dijeni mbi ngarkesën dhe mungesën e mbikëqyrjes. Gendarmeria e Toulouse dhe ekspertët kriminalistikë nga Montauban gjetën kamionin totalisht të djegur. Tani hetimi është përqendruar në identifikimin e bashkëpunëtorëve që mund të kenë ndihmuar në organizimin e grabitjes dhe në intervistimin e dëshmitares që filmoi ngjarjen./k.k

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV