Qytetarët shkodranë mirepresin investimin për transformimin e hyrjes së qytetit, duke e cilësuar si një ndër ndërhyrjet më të domosdoshme në infrastrukturën urbane të Shkodrës. Sipas tyre, për vite me radhë kjo zonë ka qenë e anashkaluar, me mungesë të gjelbërimit, këndeve për fëmijë dhe hapsirave që i japin frymëmarrje qytetit
“Jemi super të kënaqur, për fije e mbaj mend unë këtë shesh nja dhjetë herë e kanë prish, e kanë gadit, tash me forcë e kanë marrë dhe e kanë gadit. Kjo është e hymja e Shkodrës, kjo është shumë e mirë. Edhe është tepër vonë me gjithë kohën që ka qenë, që ka nis tash me u kry. Shyqyr që ka ardhur kjo ditë për me i ba.”- shprehet një nga qytetarët.
Pas prishjes se objekteve te cilet pengonin investimin tashme ka nisur puna per zbatimin e projektit ne një nga pikat më të rëndësishme të qarkullimit dhe identitetit urban.
Projekti përfshin zgjerimin e rrugës hyrëse dhe rikonstruksion i trotuareve, Krijimin e hapsirave të gjelbra dhe mbjellje te pemëve dekorative. Vendosje e ndriçimit modern dhe sinjalistikës rrugore, Kënde lojërash për fëmijë dhe zona çlodhjeje për familjet.
“Për fëmijët me lujt po, për basketboll, volejboll, futboll po, për shëtitore për të pushu të moshumit është një gja krejt e mirë. Vetëm ata që janë ekstremista nuk mund ta duan, ajo është një gjë shumë e bukur. “-shprehet një tjetër qytetar.
Ky projekt është pjesë e vizionit të Bashkisë Shkodër për të rritur cilësinë e jetës urbane dhe për ta bërë qytetin më të aksesueshëm, më të gjelbër dhe më të denjë për banorët dhe vizitorët e tij./E.T