I ftohti ka ‘pushtuar’ Greqinë që prej mbrëmjes së djeshme, dhe disa zona të veriut të Greqisë janë mbuluar me dëborë
Nga orët e para të mëngjesit reshje bore do të ketë edhe në pjesët malore të Greqisë Qendrore. Megjithatë, në pjesën më të madhe të vendit do të ketë reshje shiu dhe në verilindje me stuhi sporadike, ndërsa dukuritë do të fillojnë të dobësohen nga pasditja.
Tipike janë pamjet nga Selaniku që u shfaqën me stuhi bore në disa zona.
Gjithashtu, rënia e temperaturës e cila pritet të jetë rreth 10 gradë Celsius do të ndjehet më shumë gjatë ditës së sotme në zonat qendrore dhe veriore të vendit. Nga e marta 08/04 do të preket edhe pjesa tjetër e Greqisë, ndërsa ngrica do të vazhdojë ne zonat veriore të vendit, kryesisht në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, deri të premten 11/04.
Sipas Buletinit të përditësuar të Motit për Përkeqësim Emergjent shirat e dendur lokala do të vazhdojnë në orët e mëngjesit të së hënës (07-04-2025) në Thesalinë Lindore, Sporada dhe Evia veriore.
Reshje të dendura bore vende-vende.
Deri në mesditë të së hënës në zonat malore dhe gjysmëmalore të Thrakisë dhe Maqedonisë (zona me lartësi mbidetare 400 metra e lart) dhe lokalisht në prefekturën e Evros dhe në zonat fushore do të ketë reshje bore.
Ngrica do të vazhdojë në zonat veriore në orët e mbrëmjes të së hënës (07-04-2025) dhe në brendësi të të gjithë Greqisë kontinentale në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes të së martës dhe të mërkurës dhe në orët e mëngjesit të së enjtes.