Vijon mbrojtja e të pandehurve në Gjykatën e Posaçme, para se të shpallet verdikti. Të akuzuarit kërkojnë pafajësinë, mes tyre ish-drejtori Taulant Tushe dhe ish-ministri Lefter Koka. Avokati i Namik Simixhi dorëzon letrën, thotë se pacienti vuan nga sëmundje kronike dhe është 68-vjeç, por mbahet prej 2 vitesh në qeli.
Tiranë– Në seancën e radhës për Inceneratorin e Tiranë, vijoi paraqitja e konkluzoneve të mbrojtjes.
Ashtu si Taulant Tusha, edhe i pandehuri Namik Simixhi, një nga anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, kërkoi pafajsinë, për akuzën e shpërdorimi të detyrës, për të cilën SPAK kërkoi 4 vite burg.
Avokati i tij, Emir Beta, tha se 68-vjecari po mbahet prej dy vitesh në burg, edhe pse vuan nga disa sëmundje të rënda dhe kundështon kërkesën për dënimin njësoj të ministrit dhe një specialisti fundor.
Ai tha se klienti i tij është me një veshkë, vuan dhe nga disa sëmundje të tjera kronike, që e vështirësojnë edhe prezencën e tij në Gjykatë.
“Po ju dorëzoj letrën e të pandehurit prej meje, që kërkon të shpallet i pafajshëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës. E çuditshme si prokurori kërkon denim njësoj si për ministrin, ashtu dhe për specialistin fundor”, tha avokati.
Pas përfundimit të mbrojtjes, gjykata pritet të shpallë vendimin për 8 të pandehurit, për të cilët SPAK kërkoi në total dënimin me 26 vite burg.
Mes tyre edhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, për të cilin SPAK kërkon dënimin me 4 vite burg./k.k