Federata e Futbollit të Turqisë ka pezulluar trajnerin e Fenerbahçes, Jose Mourinho, për tre ndeshje.
Ky vendim vjen pas një gjesti të papërshtatshëm të Mourinhos në përfundim të derbit të Kupës së Turqisë ndaj Galatasarayt, ndeshje që përfundoi me fitoren 2:1 të ekipit mysafir.
Trajneri portugez u pa duke e kapur për hunde homologun e tij, Okan Buruk – një veprim që ngjalli reagime të shumta dhe u konsiderua si i papranueshëm nga autoritetet sportive.
Pas shqyrtimit të pamjeve dhe hetimeve përkatëse, Federata e Futbollit të Turqisë njoftoi sot zyrtarisht se Mourinho do të mungojë në tri ndeshje të ardhshme, duke mos pasur të drejtë të ulet në stol.
Paar Monate türkische liga haben für Mourinho gereicht damit er komplett durchdreht HAAHAHAHHAHAHA pic.twitter.com/UKyknnz1qq
— Bilal_2k (@bilalssk21) April 2, 2025
Ai ishte i pezulluar në përballjen kundër Trabzonsporit, por do të mungojë edhe ndaj Sivassporit e Kayserisporit./ D.C