Mblidhen biznesmenët e Diasporës, Ethem Aga përfaqësues nga Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rrjeti Ndërkombëtar i Biznesmenëve të Diasporës u mblodh sot në Prishtinë për të diskutuar mbi bashkëpunimin në fushën e biznesit, qëllimi i së cilës janë investimet në të dyja vendet, Shqipëri dhe Kosovë. Në takim ishte i pranishëm nga Shqipëria Ethem Aga, sipërmarrës në Francë dhe njëkohësisht kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun Tiranë, i cili përfaqëson edhe diasporën.

 

Vlerë këtij organizimi të rëndësishëm i dhanë Pascal Grizot, Kryetar i Federatës Franceze të Golfit dhe një ndërmarrës i madh në Francë si dhe Naim Dedushaj, CIO dhe themelues i rrjetit të Biznesit të Diasporës Shqiptare në botë.

 

“Fokusi kryesor ishte diskutimi mbi bashkëpunimin më të madh të biznesmenëve të Diasporës. U prita në zyrën qëndrore të Rrjetit Botëror të Bizneseve shqiptare në Prishtinë nga Presidenti i Degës së Bizneseve Shqiptare të Francës, Zoti Hazis Vardar. Biseduam për hapjen e kësaj zyre në Tiranë me qëllim fuqizimin e bizneseve të Shqipërisë me gjithë Mërgatën Shqiptare, me theks të veçantë bashkimin e komunitetit të biznesit shqiptar në Francë dhe organizimin e një konference ndërkombëtare në Tiranë për investime të huaja në Shqipëri”-tha Aga.

 

Diskutantët shprehën shqetësimin për klimën e biznesit, duke kërkuar angazhimin e qeverisë se për të tërhequr investimet serioze nevojitet konkurrenca e ndershme; siguria juridike dhe infrastruktura.

 

“Biznesmenët shqiptarë në diasporë janë mjaft të angazhuar që eksperiencën e tyre ta sjellin në vendet tona, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Padyshim që mjaft kompani shqiptare me aktivitet në shtete të ndryshme kanë të punësuar me mijëra emigrantë shqiptarë, por është momenti që sipërmarrje të suksesshme të investojnë këtu. Ndjejmë detyrim për vendin”-thotë Aga, teksa shtoi se “hapja e vendeve të reja të punës sjell zhvillim ekonomik të vendit”.

Lexo edhe :  “Të merren masa”, Ahmed Kalaja reagon për deklaratën e Laert Vasilit: Islamofobi e pastër

 

Tashmë si i angazhuar politik, Ethem Aga u shpreh se PD ka një program mjaft të mirë ekonomik, ku prioritet do i jepet konkurrencës së ndershme, taksimit të sheshtë 9 % dhe zgjidhjes së problemit të pronave, e cila për bizneset konsiderohet siguri juridike.

 

“Investimet serioze në vend mungojnë. Në 12 vite nuk ka një kompani të vetme të njohur ndërkombëtare që të ketë investuar në Shqipëri. Ky është një problem serioz. Vendi ynë ka potencial të madh me pasuri natyrore dhe njerëzore. Duhet të dijmë t’i shfrytëzojmë ndaj nevojitet politikë e drejtë qeverisëse për biznese të ndershme dhe të lira në konkurrencë”-tha Aga.

Të fundit

Sa ka ndikuar arrestimi i Veliajt në fushatën elektorale në Tiranë? Ja si përgjigjet Rama

Edi Rama, në prag të çeljes së fushatës së PS për zgjedhjet e 11 majit, ka dhënë një interviste...

Polonia përpara stuhisë: Tension në Varshavë

Nga Monada Myshketa – Strasburg Delegacioni i Këshillit të Europës nis misionin parazgjedhor mes pasigurive politike dhe klimës së polarizuar në prag të zgjedhjeve presidenciale...

Trump fillon ‘prerjet e kokave’, shkarkohet nga detyra shefja e bazës amerikane

Shefja e bazës amerikane në Grenlandë është shkarkuar pas vizitës së zv.presidentit JD Vance. Shefja e bazës ushtarake amerikane që u vizitua nga zëvendëspresidenti JD...

Familjarët e Eglit bëjnë reagimin e papritur/Ja cfarë kërkojnë ato nga produksioni i BBVA

Këngëtarja e njohur, Egli Tako, ka qenë njëra ndër banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother Vip Albania”. Ndonëse ende po...

Rama: Do marrim mandat edhe më të fortë. Objektivi, 80 mandate

Në çelje të fushatës elektorale, kryesocialisti Edi Rama ka treguar objektivin e Partisë Socialiste për të marrë një mandat të katërt qeverisës me më...

Lajme të tjera

Web TV