“Nuk do e kisha problem nëse burri do të më tradhtonte”, Zhaku habit me deklaratën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një deklaratë e Inida Gjatës (Kreuz) e njohur si Zhaku, ka bërë bujë së fundmi në rrjetet sociale pasi u shpreh në podcastin “Inspire” se nuk do e kishte problem nëse bashkëshorti i saj gjerman, Kristian do e tradhtonte.

Zhaku deklaroi se marrëdhënia e tyre nuk varet nga një akt seksual apo një moment i caktuar zjarri që mund të ketë Kristiani për dikë tjetër.

Ndërsa pranoi se vetë ka rënën pre e tundimeve, por theksoi se asnjëherë nuk mendon të shkatërrojë familjen e saj.

“Nuk do e kisha fare problem nëse Kristiani do më tradhtonte. Jam e sigurt që nuk është i tërhequr nga dikush tjetër. Por edhe nëse do të ndodhte që do ishte, do isha OK me këtë. Mendoj e marrëdhënia jonë është përtej këtyre, nuk varet nga thjesht një akt seksual apo një moment i caktuar zjarri që mund të ketë Kristiani për dikë tjetër”, tha ajo.

“Ke frikë nga tundimi, që mund të biesh në këtë grackë?, u pyet Zhaku nga Alketa Vejsiu.

“Kam herë pas here, njeri jam edhe unë, mund të ketë qëlluar që kam rënë në tundime sepse jeta është e tillë dhe të vendos para sfidave të tilla, por asnjëherë nuk mendoj se do të shkatërroja familjen për një tundim të caktuar.

Nuk duhet parë si tradhti, si një mëkat i madh, sepse nuk jem në mesjetë tani që të ndihemi të kërcënuar nga turmat apo furra e druve. Po flas nga përvoja, njerëzit duhet të çlirohen pak nga këto komplekse”, u shpreh ajo.

Zhaku dhe Kristian, i cili është gjerman, janë prindër të një djali, që ka ardhur në jetë në gusht të vitit 2022. Ishte Inida që zbuloi lajmin në atë kohë duke publikuar një foto në Instagram ku shfaqej duke mbajtur në krahë vogëlushin./E.S

Të fundit

Putin takon emirin e Katarit, kritikon mbështetjen turke për opozitën siriane

Gjatë një takimi në Moskë me emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, presidenti rus Vladimir Putin bëri...

Andrew Tate i dhurohet një Tesla Cybertruck me targa shqiptare

Influencuesi britaniko-amerikan, Andrew Tate, ka qenë një nga emrat më të diskutueshëm të viteve të fundit. Ai së bashku me të vëllanë janë të përfshirë...

Portreti që tronditi botën shpallet Fotografia më e Mirë e shtypit Botëror për vitin 2025

Një portret prekës i një djali të vogël nga Gaza, që po rikuperohet nga plagët e luftës, është shpallur Fotoja e Vitit nga World...

A mund të ndikojë Giorgia Meloni tek Trump në interes të BE?

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ishte e pranishme në ceremoninë e inagurimit të presidentit Trump në detyrë, si e vetmja kryetare e një qeverise të...

A ishin oqeanet dikur të gjelbra?

Në vitin 1990, sonda Voyager 1 bëri një foto historike të planetit tonë, të marrë nga më shumë se 6 miliardë kilometra larg. Sonda ishte përtej orbitës së...

Lajme të tjera

Web TV