Pep Guardiola ka vendosur të transformojë Matheus Nunesin nga mesfushor në mbrojtës krahu, një vendim që ka shkaktuar debate.
Braziliano-portugezi i blerë 62 milionë euro për të zëvendësuar Rodrin, po përshtatet me një rol të ri në Manchester City, pasi sipas trajnerit Pep Guardiola, ai nuk është mjaftueshëm inteligjent. Ai e afroi lojtarin, si zëvendësim për Rodrin.
“Ai mund të bëhet një mbrojtës i djathtë i mirë për shkak të fizikut të tij. Unë mendoj se ai nuk është një lojtar për të luajtur në qendër, sepse nuk është mjaftueshëm inteligjent dhe nuk ka qetësinë e nevojshme”, deklaroi Guardiola për Matheus Nunes pas barazimit 0-0 kundër Manchester United.
Guardiola mbrojti vendimin e tij për të transferuar në krah Matheus Nunes, i cili është 26 vjeç dhe ka luajtur 26 ndeshje për Portugalinë.
“Ai ka aftësi të jashtëzakonshme dhe po mëson shumë. Ai e markoi Bruno Fernandesin mirë, kishte dy ose tre harkime. Ai di të luajë në atë pozicion dhe ka ndihmuar shumë”./ D.C