Seanca për ndryshimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Monika Kryemadhit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e deputetes Monika Kryemadhi për revokimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të cakuar ndaj saj.

“Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, vendosi: Mospranimin e kërkesës së kërkueses Monika Kryemadhi”, thuhet në vendim.

Njoftimi i GJKKO:

  1. Kërkuesi Monika Kryemadhi me datë 02.04.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Revokim i masës së sigurimit”.
  2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 260 dhe 246/6 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 195, datë 07.04.2025, vendosi:
  3. Mospranimin e kërkesës së kërkueses Monika Kryemadhi.
  4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 5 (pesë) ditëve, afat i cili fillon nga dita e njoftimit të vendimit të gjykatës.

Tiranë, më datë 07.04.2025

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar./ E.S/

Të fundit

Dyfishohen të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara, 50 mln lekë për 3 muaj

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka raportuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave për...

Në qershor nis zbatimi/Shqipëria firmos në Romë marrëveshjen administrative për pensionet

Nga muaji qershor i këtij viti do të nis zbatimi i marrëveshjes për pensionet me Italinë. Shqipëria dhe Italia kanë firmosur së fundmi marrëveshjen administrative që i hap...

Këto zgjedhje janë të fundit me këtë PS dhe PD

Agron Shehaj, kryetar i partisë 'Mundësia' e hapi fushatën me një tur me autobus që nisi nga Shkodra e përfundoi në Vlorë. Ai tha se...

Lucy Markovic, ylli i ‘Australia’s Next Top Model’, shuhet në moshën 27-vjeçare

Modelja Lucy Markoviç, e cila u bë e famshme në "Australia's Next Top Model" dhe më vonë kaloi në pistat e Armani dhe Versace,...

Berisha mbyll tubimin dhe paralajmëron Ramën/ Po preke votën, s’do kesh më vend mbi tokë!

Kryedemokrati Sali Berisha ka mbyllur fjalën e tij në mitingun e hapjes së fushatës të Aleancës për Shqipërinë Madhështore, duke mbyllur rrjedhimisht edhe tubimin. Gjatë...

Lajme të tjera

Web TV