Vrasja e Ilaria Sulës, nëna e Samsonit e pranon: E ndihmova të pastronte vendin e krimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prindërit e Mark Samsonit, 23-vjeçarit që vrau ish-të dashurën e tij shqiptare Ilaria Sula në Romë, kërkojnë falje . Kështu ka thënë avokati i nënës së djalit të arrestuar, i cili tregon se “prindërit janë të shkatërruar nga pikëllimi, ende të tronditur dhe të frikësuar për atë që ndodhi”. Nëna e Mark Samson është nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e kufomës dhe për momentin nuk është kërkuar asnjë masë për të.

Gjatë marrjes në pyetje në komisariat, gruaja në thelb pranoi se kishte ndihmuar djalin e saj të fshinte gjurmët e krimit nga banesa në rrugën Homs.

“Për nënën e Markut nuk është kërkuar asnjë masë për momentin, ajo është nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e kufomës”, konfirmoi avokati i saj.

“Unë e ndihmova djalin tim Mark të pastronte gjakun nga vendi i krimit”. Ky ka qenë rrëfimi i Nors Man Lapaz, nënës së Mark Samsonit, i bërë para prokurorit dhe hetuesve të seksionit të vrasjeve, ku ka pranuar kundërshtimet e hetuesve, duke konfirmuar kështu atë që rezultoi gjatë hetimeve, për bashkëpunimin me të birin në fshehjen e trupit./e.t

Të fundit

“Flood North Albania”, Shqipëria dhe 13 partnerë testojnë forcat e mbrojtjes civile

Sot, në qytetin Shkodrës fillon stërvitja “Flood North Albania”, e cila do të zgjasë deri me datë 11 Prill,...

“Ringjallet” ujku/ I zhdukur mijëra vite më parë, rikthehet falë modifikimit gjenetik

Një kompani bioteknologjie në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e quajtur Colossal Bioscience ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm shkencor duke rikrijuar...

Arsenali pret Real Madridin në “Emirates Stadium”, formacionet zyrtare të skuadrave

Arsenali dhe Real Madrid përplasen në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve. Topçinjtë kanë impresionuar në Evropë deri në këtë pikë, duke...

BE-ja do të vendosë tarifa ndaj duhanit dhe elektronikës nga SHBA

Liderët e Bashkimit Evropian do ta shqyrtojnë vendosjen e tarifave prej 25 për qind ndaj një sërë importesh nga Shtetet e Bashkuara, përfshirë çelikun,...

Lajm i trishtë për botën e futbollit, ndahet nga jeta ish-portieri legjendar i Brazilit

Hailton Korea de Aruda, i njohur si Manga, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçari. Ish-portieri legjendar i Brazilit mbylli sytë përgjithmonë në spitalin e...

Lajme të tjera

Web TV