Aktorja e madhe Tinka Kurti në shtëpi të moshuarish: ishte vendimi im

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja e mirënjohur shqiptare, Tinka Kurti, po jeton aktualisht në një shtëpi për të moshuar në periferi të Tiranës.

Lajmi ka ngjallur reagime dhe emocione të forta në opinionin publik, për shkak të statusit ikonik të artistes në historinë e kinematografisë shqiptare.

Por mësohet se vendimi për të qëndruar në këtë ambient, ka qenë vullneti i vetë aktores dhe është vetë ajo që paguan azilin.

Tinka Kurti nuk është e panjohur me këtë ambient, pasi në të njëjtën vilë ka jetuar dhe xhiruar për gjashtë muaj filmin “Bolero në Vilën e Pleqve”.

Gjatë atyre xhirimeve, ajo ka ndarë përditshmërinë me aktorë të tjerë dhe të moshuarit që banonin aty.

Në moshën 92-vjeçare, artistja gëzon përkujdesje të vazhdueshme nga personeli mjekësor dhe stafi i shtëpisë për të moshuar, ndërkohë që familjarët dhe miqtë e saj vijojnë të jenë të pranishëm me vizita dhe mbështetje morale.

Shteti i siguron pension të posaçëm, por shpenzimet për qëndrimin e saj mbulohen nga vetë aktorja dhe familjarët e saj, të cilët kanë qenë të përfshirë në mënyrë të vazhdueshme në kujdesin ndaj saj.

Tinka Kurti është një nga figurat më të rëndësishme të skenës dhe ekranit shqiptar, me një karrierë që shtrihet në mbi 60 vite.

Ajo ka interpretuar në më shumë se 50 filma artistikë dhe mbi 150 shfaqje teatrale, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën shqiptare.

Për kontributin e saj të jashtëzakonshëm, ajo është e dekoruar me titujt ‘Nderi i Kombit’ dhe ‘Artistja e Popullit’ dhe “Mjeshtër i Madh i Punës” nga Presidenti i Republikës./   S.M

Të fundit

Kundër “arrestit me burg”, Safet Bajri dhe Astmer Bilali rekurs në Gjykatën e Lartë

Safet Bajri dhe Astmer Bilali i janë drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs për masën e sigurisë “arrest në...

Tragjike në Divjakë, humb jetën elektricisti 32-vjeçar

Një elektricist ka humbur jetën teksa punonte në rehabilitimin e një linje elektrike në Mërtish, njësia administrative Gradishtë bashkia Divjakë Elektriçisti Xhuljo Shtëmbari, 32 vjeç...

E rëndë në Greqi/ Shqiptarja humb jetën në vendin e punës, i bie krevati sipër

Edhe pse shërbimet e urgjencës mjekësore shkuan në vendngjarje, gruaja kishte ndërruar jetë. Autoritetet kanë vijuar arrestimin e pronarit të hotelit, të cilit i...

Shqipëria kryeson “kolonën” për zgjerim të BE-së, Kallas besim për Tiranën

Monada Mehmetaj nga Luxenburgu ekskluzive per Fjala. al Në një moment delikat për arkitekturën e sigurisë dhe stabilitetit europian, Ballkani Perëndimor mbetet një nyje strategjike,...

Dita përkujtimore e dhunës seksuale në luftën e Kosovës /Spiropali: S’do jeni kurrë vetëm

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka reaguar sot në ditën përkujtimore të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, duke dhënë një...

Lajme të tjera

Web TV