Çmimet e ushqimeve rrisin inflacionin gjatë muajit Mars, kryesojnë bulmeti dhe zarzavatet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimet e ushqimeve kanë vijuar rritje në muajin Mars 2025 me ritme të larta se mesatarja e përgjithshme. Instituti i Statistikave raporton se indeksi i çmimeve të konsumit në muajin Mars arriti në 2.1 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 2.3%.

Sipas INSTAT rritja vjetore e çmimeve në muajin Mars është ndikuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” pasuar nga grupi “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e bulmetit si qumësht, djathë dhe vezë kanë pësuar më shumë rritje pasuar nga nëngrupi zarzavate.

Për familjet shqiptare shpenzimet për ushqime zënë rreth 40% të buxhetit total dhe kërkesa në rritje për këto produkte ndikon në ndryshimin e çmimeve në tregje.

Rënie ka pësuar grupi “transporti” për shkak të çmimit të karburanteve. Statistikat tregojnë se inflacioni është poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë prej 3%./e.t

Të fundit

Një festival për promovimin e traditës rome/ Për herë të parë vjen ‘Roma Romale 2025’

Në kuadër të promovimit të traditës rome, për herë të parë në Roskovec është zhvilluar festivali “Roma Romale 2025”. Aktiviteti ka bërë...

Ngjarje e rëndë në Spitalin Psikiatrik në Tiranë! 30-vjeçarja plagos dy paciente

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin spikiatrik në Tiranë, ku një paciente 30-vjeçare ka plagosur me një send të fortë dy paciente...

Zbardhet dëshmia e Jozit në polici: Gjesti më ka provokuar gjatë gjithë lojës

Është zbardhur dëshmia e dhënë në Polici e 29-vjeçarit Jozefin Marku, i cili u shoqërua mbrëmjen e djeshme në komisariatin nr.6 në kryeqytet, pas...

Ja si duhet ta nisni ditën gjatë stinës së pranverës

Me ardhjen e pranverës, gjithçka nis të marrë jetë: natyra gjallërohet, dielli ngroh më shumë dhe dita zgjatet. Është koha perfekte për të "rilindur"...

Rama surprizohet nga legjenda e Juventusit, i dhuron fanellën me numrin 5

Teksa u ngjit në podium për të marrë fjalën në takimin me emigrantët në Milano, kryeministri Rama u befasua nga ish-mesfushori i kombëtares italiane dhe...

Lajme të tjera

Web TV