Menjëherë pas kësaj lëvizje të këshilltarëve të Tom Doshit, grupi i këshilltarëve të PD-së ka kërkuar 5 minuta pushim për tu rikthyer në sallë dhe vendosjen e bojkotit të këshillit. Sjellja e këshilltarëve të PSD dhe PD ka ngjallur reagimin e keshilltarëve të PS të cilët e kanë cilësuar të papranueshme sjelljen e kolegeve këshilltarë.
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës ka përfunduar pa mbërritur në pikat që i interesojnë qytetit dhe zhvillimit për muajt në vazhdim. Ka qënë Partia Social-Demokrate fillimisht që ka kërkuar që projekt vendimet po bëhën për fushatë dhe grupi i këshilltarëve ka braktisur mbledhjen.
Menjehre pas kësaj levizje të këshilltarëve të Tom Doshit, grupi i këshilltarëve të PD-së ka kërkuar 5 minuta pushim për tu rikthyer në sallë dhe vendosjen e bojkotit të këshillit. Sjellja e këshilltarëve të PSD dhe PD ka ngjallur reagimin e keshilltarëve të PS të cilët e kanë cilësuar të papranueshme sjelljen e kolegeve këshilltarë.
Një ndër pikat më kryesore të dërguara për miratim në mbledhjen e këshillit bashkiak ka qënë ai i menaxhimit të plazheve publike nga Bashkia Shkodër në plazhin e Velipojës, pikë e cila lë peng meanxhimin e hapësirave për pushuesit ku sic e parashikon ligji një pjesë e hapësirave do të menaxhohet nga shteti me cmime konkuruese ndaj privatit dhe duke ofruar zgjedhje për pushuesit.