I humbur prej dy ditësh në malin e Pashtrikut, rinisin kërkimet për 27 vjeçarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kërkimet për 27-vjeçarin Ajet Lleshi kanë vijuar edhe ditën e sotme. I riu prej dy ditësh është zhdukur në malin e Pashtrikut. Në operacion është angazhuar policia, Emergjencat Civile, ushtria ekipi i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës si edhe banorë të zonës në Kishaj të Hasit.

Kërkimet sipas Prefektit të Kukësit Dritaj Baji po bëhen në Bjeshkët e Domajëve përballë Malit të Pashtrikut ku sipas familjarëve 27-vjeçari shkoi për të prerë dru. Për kërkimin e të riu është vënë në dispozicion edhe një helikopter ndërsa zonat po vëzhgohet edhe nga disa dronë të ekipit të Shërbimit të Kërkim- Shpëtimit Malor të Kosovës. Një ditë më parë prefekti i Kukësit përgenjeshtroi lajmet se i riu është gjetur i pajetë.

Në fillim u raportua se i riu kishte dalë për të gjuajtur në mal dhe rreth mesnatës ai ka telefonuar për ndihmë familjarët. Terreni i vështirë dhe koha e keqe me borë kanë vështirësuar punën dhe familjarët nuk kanë arritur të pikasin të riun. Kërkimet gjatë ditës së djeshme nuk ishin të suksesshme pasi nuk gjetën asnjë shenjë të tij dhe familjarët nuk kanë asnjë kontakt me riun.

Të fundit

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit e pranon: Fëmijët në kopësht u helmuan

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit ka reaguar pas lajmit se disa fëmijë të një kopështi shtetëror në Gramsh janë...

KQZ miraton rezultatin final të zgjedhjeve, PD ankimon për Kukësin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit në 12 qarqet e vendit, duke i hapur rrugë fazës së...

Kapet në Firence çifti shqiptar me 23 kg kokainë të pastër

Një operacion i policisë italiane në Firence ka çuar në arrestimin e një çifti shqiptar, të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge. Dy të rinjtë,...

Taylor Swift e lumtur që miqësia me Lively ka mbaruar!

Taylor Swift thuhet se ka hequr dorë nga miqësia e saj dhjetëvjeçare me Blake Lively pasi u përfshi pa dëshirë në dramën ligjore të...

Lamtumira e një legjende, Luka Modric përcillet mes duartrokitjeve nga Bernabeu

Real Madrid e ka mbyllur me fitore këtë edicion në La Liga, duke mundur në “Santiago Bernabeu” Real Sociedadin me shifrat 2-0, ku protagonist...

Lajme të tjera

Web TV