Këtë herë do qëndrojnë, Italia bën gati listën me emigrantët që do vijnë në Gjadër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Brendshme e Italisë po përgatit listën e emigrantëve që do të transferohen në kampin në Gjadër.

Sipas asaj që raporton La Reppublica, këtë herë, ata që mbërrijnë do të qëndrojnë. Në fakt, bëhet fjalë për persona në pritje të dëbimit, të mbajtur tashmë në qendra të tjera italiane të riatdhesimit, të cilat, sipas direktivës së fundit të Ministrisë së Brendshme të pak javëve më parë, kanë nisur të regjistrojnë kapacitetet e plota.

Në orët e fundit, Departamenti i Lirive Civile dhe Imigracionit i Ministrisë së Brendshme, i drejtuar nga prefektja Rosanna Rabuano, ka punuar për listën e emigrantëve që konsiderohen më të përshtatshëm për t’u transferuar në Shqipëri.

Prestigjiozja italiane raporton se kombësitë e emigrantëve që mund të transferohen në Gjadër janë tunizianë, egjiptianë, marokenë dhe shqiptarë. Prandaj, në mënyrë paradoksale, edhe emigrantët e parregullt shqiptarë mund të përfundojnë në Gjadër, duke pritur që të pranohen nga qeveria në Tiranë.

Për ta, riatdhesimi aktual do të ishte më i lehtë dhe sigurisht më pak i kushtueshëm: do të ishin të vetmit që mund të liroheshin në territorin shqiptar.

Për të gjithë të tjerët, sipas rregullave të vendosura me kryeministrin Edi Rama në protokollin në fuqi, do të duhet sërish kthimi në Itali përpara se të nisin me procedurat e riatdhesimit.

“Prandaj është thelbësore që Italia të forcojë marrëveshjet ekzistuese për të shmangur efektin bumerang të versionit të ri të Operacionit Albania, në rast se emigrantët e sjellë atje do të qëndronin për muaj të tërë pa u dërguar më pas në shtëpi”, shkruan La Reppublica./E.S

Të fundit

Lugina e zogjve shtegtarë, lejleku dhe kali i qyqes po folezojnë në Gjirokastër

Lugina e lumit Drino në Gjirokastër vlerësohet si një ndër korridoret kryesore të shtegtimit të shpendëve nga Afrika drejt...

Nisin aplikimet për subvencione në bujqësi, ankohen fermerët: Ka burokraci!

Kanë nisur këtë të hënë (14 prill) aplikimet e fermerëve për të përfituar nga skema kombëtare e subvencioneve në bujqësi dhe blegtori. Kërkesa për të...

Presidenti i Ekuadorit fiton zgjedhjet me 1 mln vota diferencë, rivlalja kërkon rinumërim

Presidenti i qendrës së djathtë Daniel Noboa ka fituar raundin e balotazhit të zgjedhjeve presidenciale të Ekuadorit, që do të thotë se ai tani...

Eksperiment “i çmendur” në Kinë! 20 mijë njerëz në një pallat, mund të mos dalin kurrë!

Spitale, restorante, bare, sallone bukurie – çdo gjë që i duhet një personi mund të gjendet brenda një ndërtese të vetme në Kinë. Qianjiang...

“Mbështesim sundimin e ligjit”/ Ambasada Britanike zbulon bashkëpunimin me SPAK

Ambasada Britanike në Shqipëri ka njoftuar sot mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për sundimin e ligjit në Shqipëri, përmes një partneriteti me...

Lajme të tjera

Web TV