Kush është miliarderi, nga 500 më të pasurit e botës që i shpëtoi tarifave të Trump?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Warren Buffett është i vetmi nga 500 miliarderët më të pasur në botë që ka përfituar financiarisht nga tarifat e Presidentit Donald Trump, të cilat kanë shkaktuar panik në tregjet globale dhe kanë zhytur bursat në krizë.

Sipas të dhënave më të fundit nga “Bloomberg Billionaires Index”, 499 prej miliarderëve më të pasur kanë pësuar humbje të mëdha në pasuritë e tyre që nga fillimi i vitit 2025, ndërsa Buffett ka rritur pasurinë e tij me 12.7 miliardë dollarë.

Ndër humbësit më të mëdhenj është Elon Musk, i cili ka humbur plot 130 miliardë dollarë vetëm këtë vit. Ai ka bërë thirrje të drejtpërdrejta, por të pasuksesshme ndaj presidentit për të tërhequr tarifat, duke i cilësuar ato të dëmshme për prodhimin dhe eksportet amerikane. Edhe Jeff Bezos dhe Mark Zuckerberg kanë pësuar goditje të mëdha me humbje prej përkatësisht 45.2 dhe 28.1 miliardë dollarësh.

Ndërkohë, Buffett, 94 vjeç, ka ndjekur një strategji krejtësisht të ndryshme: ka shitur shumicën e aksioneve të tij në kompani si DaVita, Bank of America, CitiGroup dhe Apple, si dhe ka likuiduar fondet ETF që më parë i kishte deklaruar si burime fitimi, shkruan A2 CNN. Ai ka grumbulluar një rekord prej 325 miliardë dollarësh në para të gatshme, duke i dhënë Berkshire Hathaway një fuqi financiare sa për të blerë të gjitha kompanitë amerikane përveç 25 më të mëdhave.

Në një intervistë për CBS News, Buffett i quajti tarifat “një akt lufte, në një farë mase”, duke treguar hapur shqetësimin e tij për politikat ekonomike të Trump. Megjithatë, ndryshe nga shumë të tjerë, ai duket se ka përfituar prej tyre.

Kush është miliarderi i vetëm nga 500 më të pasurit e

Warren Buffett dhe Donald Trump

Ndërkohë që tregjet botërore shemben – me indeksin S&P 500 që ka rënë me gati 20% që nga shkurti – Trump vazhdon me kokëfortësi të mbrojë tarifat, duke i cilësuar si një strategji për të ringjallur prodhimin amerikan. Ai paralajmëroi se nëse Kina nuk tërhiqet nga kundërmasat e saj tarifore deri më 8 prill, SHBA do të vendosë tarifa shtesë prej 50% më 9 prill, duke rritur frikën për një recesion global.

Lexo edhe :  Zbulimi shokues në pikën më të thellë të detit Jon

Ndërkohë, Berkshire Hathaway, me një vlerë tregu prej 1.06 trilionë dollarësh, po zhvendos vëmendjen drejt investimeve në Japoni, duke shtuar aksionet në pesë shtëpi tregtare gjigande si Itochu, Marubeni, Mitsubishi, Mitsui dhe Sumitomo.

Buffett ka shitur gjithashtu edhe pjesë nga perandoria e tij në pasuri të paluajtshme. Sipas Wall Street Journal, kompania Compass është në bisedime të avancuara për të blerë HomeServices of America, degën imobiliare të Berkshire.

Ndërkohë, pjesa tjetër e botës financiare po lëngon: vetëm të premten u zhdukën 32.9 miliardë dollarë nga pasuritë e miliarderëve – dita më e keqe që nga pandemia e COVID-19. Vlera totale e humbjeve të 500 njerëzve më të pasur ka arritur në 536 miliardë dollarë në vitin 2025.

Ndërsa Trump i qëndron i palëkundur tarifave, ekspertët paralajmërojnë se pasojat mund të jenë katastrofike për ekonominë globale. Por për Warren Buffett, njeriun që bleu aksionin e parë në moshën 11-vjeçare dhe ndërtoi një nga perandoritë më të mëdha financiare në botë, kjo krizë po rezulton të jetë një tjetër kapitull suksesi. /e.t

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV