Pas rënies së çmimit në botë, caktohen marzhet e shitjes me shumicë dhe pakicë të naftës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Industrisë, Ndërmarrëisë dhe Tregtisë ka marrë vendim për rregullimin e çmimeve dhe vendosjen e masave mbrojtëse sa i përket produkteve të naftës së përdorshme për transport, pasi në tregun botëror çmimet e naftës shënuan rënie.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka nënshkruar vendimin për rregullimin e çmimeve të naftës në tregun vendor, duke vendosur masa mbrojtëse për konsumatorët dhe për të garantuar konkurrencë të ndershme. Vendimi përcakton se marzha maksimale e fitimit për shitjen me shumicë dhe pakicë të naftës. Sipas këtij vendimi, përcaktohet: marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë në dy (2) eurocentë për litër dhe marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë në dymbëdhjetë (12) eurocentë për litër.

Ministrja Hajdari theksoi se ky vendim është rezultat i monitorimit të vazhdueshëm të tregut të produkteve të naftës. Sipas saj, është vërejtur se ndryshimet e çmimeve të importit reflektohen shpejt në ngritje të çmimeve në tregun e brendshëm, por jo edhe në rastet kur çmimet e importit bien.

“Ky vendim ka për qëllim të parandalojë praktikat e padrejta dhe të ruajë transparencën dhe balancën në treg”, u shpreh Hajdari.

Ministrja bëri të ditur se për zbatimin e vendimit do të ketë mbikëqyrje të shtuar inspektuese, paraqitje të rasteve të dyshimta tek Autoriteti i Konkurrencës, si dhe bashkëpunim të ngushtë me Doganën dhe Administratën Tatimore të Kosovës. Sipas Hajdarit, ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të konkurrencës së ndershme, mbrojtjes së konsumatorëve, dhe krijimit të kushteve të barabarta për të gjithë operatorët në tregun e produkteve të naftës në Kosovë.

Tarifat e Presidentit amerikan, Donald Trumpit pritet të ulin çmimin e naftës në nivel global. Lidhur me këtë ka folur edhe kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani. Berjani tha se si shkak i këtyre tarifave, çmimi i naftës pritet të bie deri në 1 euro.

Lexo edhe :  2024, kontributi i ndërtimit në ekonomi arrin nivelin më të lartë që nga 2013-ta

“Një litër naftë nuk do të paguhet 1.21 cent. Litri i naftës ka gjasë të bie në 1 euro. Edhe benzina do të paguhet më pak se 1.31 cent për litër. Nuk dihet sa do të jetë, pasi varet nga lëvizjet në berzë, por çmimi do të bie për shkak të tarifave të vendosura nga presidenti, Donald Trump. Bazuar në standardin kosovar 1 euro për litër do ishte ideal, por kjo varet nga bursa ndërkombëtare”.

Tutje Berjani shtoi se edhe institucionet kosovare duhet të jenë të gatshme me këto ndryshime.

“Institucionet kosovare duhet të jenë të gatshme për t’u përshtatur çdo ndryshimi në arenën ndërkombëtare”.

Çmimet e naftës ranë ndjeshëm gjatë vikendit, duke arritur nivelet më të ulëta që nga viti 2021, për shkak të shqetësimeve në rritje se lufta tregtare do të dëmtojë rëndë ekonominë globale. Nafta amerikane ra me 8 për qind, duke arritur në 61.92 dollarë për fuçi në tregtinë e fundit. Kjo rënie vjen pas një tkurrjeje prej 6.6 për qind të enjten, e shkaktuar nga shqetësimet për tarifat dhe një rritje të papritur të prodhimit nga OPEC+. Të premten, çmimi i naftës bruto ra deri në 60.81 dollarë për fuçi, niveli më i ulët brenda ditës që nga prilli i vitit 2021./ Monitor/    S,M

Të fundit

Miliona dollarë borxhe? Të afërmit thonë se Justin Bieber është në krizë financiare

Justin Bieber po përballet me një periudhë të vështirë në jetën e tij, ndërsa burime pranë këngëtarit kanë shprehur...

Miratohet vendimi për pagesën e orëve shtesë në polici, lehtësira për efektivet shtatzëna

Qeveria ka miratuar vendimin për punonjësit e Policisë së Shtetit që nuk e kryejnë dot lejen vjetore të tyre për shkak të detyrave, u...

Rriten eksportet/ Më shumë minerale, lëndë djegëse dhe tekstile-këpucë!

100 mld lekë mallra “Made in Albania” shitën bizneset në 3 muajve të parë të vitit në rajon, Europë edhe më gjerë. Duke dhënë...

BE do fillojë tarifat hakmarrëse? Meloni në Shtëpinë e Bardhë: Jam këtu për marrëveshje!

Kryeministrja e Italisë dhe presidenti i SHBA mbajtën këtë të enjte mbrëma një takim që duket se ka nisur me nota shumë pozitive dhe...

Atentat në Lezhë, vritet brenda lokalit të tij babai i Roan Brahimit

Mbrëmjen e sotme një atentat ka ndodhur në fshatin Pllanë të Lezhës. Mësohet se mbeti i vrarë me armë zjarri Gjovalin Prendi, babai...

Lajme të tjera

Web TV