Pastrimi i parave shpërthen në shifra alarmante në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një valë e re shqetësuese e pastrimit të parave ka goditur Shqipërinë, ku vetëm gjatë vitit 2024 janë raportuar 1,632 raste të dyshimta, një numër që, edhe pse pak më i ulët se në 2023, mbetet alarmant. Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Inteligjencës Financiare, pjesa më e madhe e këtyre aktiviteteve vijnë nga krime të rënda si trafikimi i drogës, mashtrimi dhe korrupsioni. Megjithatë shifra që trondit është vlera totale e pasurive të ngrira: plot 10.7 milionë euro, të sekuestruara me urdhra të prokurorisë dhe gjykatave.

Bankat vijojnë të jenë raportuesit kryesorë, por rritje të ndjeshme kanë shënuar edhe shoqëritë e transfertave dhe ato të pagesave elektronike. Në të kundërt, institucionet si Doganat dhe Tatimet kanë raportuar më pak, duke ngritur pikëpyetje mbi mekanizmat e kontrollit të brendshëm. Ndërkohë aktivitetet e dyshimta lidhen me transferta të paarsyetuara, depozitime të mëdha cash dhe veprime të dyshimta të huajsh pa dokumentacion mbështetës. Për shkelje të kuadrit ligjor janë vendosur edhe gjoba me vlerë totale 4.6 milionë lekë, shumica ndaj noterëve. Pra e gjithë kjo panoramë, tregon se Shqipëria mbetet ende nën presionin e pastrimit të parasë – një sfidë që kërkon reagim të fortë dhe institucional.

Detajet

Konkretisht gjatë vitit të kaluar janë raportuar më pak raste të dyshimta për pastrim parash dhe financim të terrorizmit. Sipas raportit vjetor të Agjencisë së Inteligjencës Financiare, në 2024 janë regjistruar 1,632 raportime për aktivitete të dyshimta, një rënie me 5.5% në krahasim me 2023. Bankat vijojnë të jenë ato që raportojnë më tepër, ndjekur më pas nga noterët dhe shoqëritë e transfertave. Megjithatë, llogaritur me vitin 2023, ka pasur një rritje me 13% të raportimeve nga shoqëritë e transfertave, me 100% të shoqërive të tregtimit të mjeteve motorike dhe shoqërive të pagesave elektronike, ndërsa konstatohet një rënie me 66% të raportimeve për pastrim parash dhe financim të terrorizmit të dërguara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, me 50% të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, por rënie ka edhe nga bankat, noterët dhe zyrat e këmbimit valutor.

Lexo edhe :  PS ankohet në KQZ për votën e emigrantëve: Kompania private s’po zbaton detyrimet!

Edhe për vitin 2024, sasia e parasë së pisët që pastrohet nëpërmjet sistemit financiar vjen nga krimet në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, mashtrimi, korrupsioni, rastet kur personat kanë pasur precedentë të mëparshëm kriminalë apo procedim të mëparshëm. Pavarësisht se rastet e raportuara si të dyshimta për pastrim parash kanë qenë më pak se në 2023, vlera e pasurive të bllokuara kap shifra rekord. Gjatë 2024 janë nxjerrë në total 11 urdhra bllokimi të përkohshëm për llogari bankare, në një vlerë totale prej rreth 10.7 milionë euro, të cilat janë sekuestruar me vendim të Prokurorisë apo Gjykatës në masën 97%.

Aktivitetet e dyshimta për pastrim parash dhe financim të terrorizmit lidhen me depozitime të parasë fizike në vlera të larta, me burim të panjohur ose të pajustifikuar të fondeve; transferta të dyshimta (në mbërritje apo në dalje edhe në tentativë) me përfshirje të subjekteve, shtetasve të huaj dhe të pajustifikuara me dokumentacion mbështetës; kryerja e transaksioneve të copëzuara me qëllim për shmangien nga raportimi nën pragun e përcaktuar; tërheqjet në vlera të larta, pa argumente të besueshme për arsyen e këtyre veprimeve apo destinacionin e fondeve; veprime financiare të lidhura me dyshime për evazion fiskal ose fshehje të ardhurash dhe të tjera. Si rezultat i mospërmbushjes në nivelin e duhur të përputhshmërisë me kuadrin rregullator për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, janë vendosur gjoba në një vlerë totale prej 4.6 milionë lekësh për 12 subjekte, shumica prej të cilëve ndaj noterëve./    S.M

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV