Kryeministri Edi Rama thotë se PS do të marrë më shumë vota në 11 maj, për shkak edhe të votës së diasporës.
Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët, Rama u shpreh se ata që akuzojnë qeverinë, do zhgënjehen nga rezultati i zgjedhjeve.
“Ne marrim afro 800 mijë vota, këtë here do marrim edhe më shumë, për shkak të diasporës. 800 mijë njerëz nuk janë shqiptarë të ndershëm? Se kush do të ndëshkohet në 11 maj, ja ku erdhi 11 maji. Për hir të tifozllëkut, nuk shohin fare realitetin, iu duket zi nga të gjitha anët. Më vjen keq se vijnë zgjedhjet dhe më pas zhgënjehen. Unë nuk shaj, nuk them hajdut, kriminel. Janë brutalitete për rrugeçër. Nuk janë mënyrë komunikimi në publik. Ata që ndihen të bullizuar nga satira, duhet ta llogarisin pak, se di do të ndihet dikush, që vihet në shënjestër nga fjalët dhe brutalitetet më të mëdha të shqipes”, theksoi ai./ S.M