Pse Ilir Meta nxori në skenë djalin? E zbulon Erisa Xhixho

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja Erisa Xhixho, njëkohësisht nënkryetare e PL-së, tha se fushatën e Partisë së Lirisë, pavarësisht se është i izoluar, e drejton Ilir Meta.

Ajo tha se kushdo nga Partia e Lirisë është në terren në mbështetje të fitores së koalicionit opozitar.

Fushatën e drejton presidenti i Partisë së Lirisë, ashtu siç drejton të gjithë partinë, edhe pse është në izolim ekstrem. Ndërsa në terren, jemi të gjithë njësoj, duke punuar për fitoren, pavarësisht gradave që nga anëtari më i thjeshtë e deri te anëtari i komitetit drejtues, anëtari i kryesisë dhe të gjithë të tjerët, bashkimi është tek Ilir Meta. Pra, të gjithë ne dhe këtu po flas për ndjeshmërinë që kanë treguar mbështetësit për themeluesin e partisë për guximin që ai pati për të garuar në një listë të hapur, edhe pse ishte në izolim ekstrem”, tha Xhixho.

E pyetur në “Euroneës Albania” nëse është djali i Ilir Metës që po drejton fushatën në terren, Xhixho tha se fushatën e drejton vetëm një person dhe ai është Ilir Meta, ndërsa Besar Meta ka rolin e çdo anëtari tjetër dhe çdo qytetari që mbështet Partinë e Lirisë dhe koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Besi është një njeri i shkolluar që është rritur në LSI dhe në Partinë e Lirisë, dhe padyshim që Besi bashkohet me kauzat e Partisë së Lirisë. Ai ka qenë gjithmonë aty, por është emocionuese pasi ai është në mbështetje të babait të tij përballë këtij regjimi. Besar Meta dhe çdo qytetar sot, pa dyshim, janë në mbështetje të presidentit të Partisë së Lirisë, Meta, por dhe të kauzës së opozitës. Përtej votës për zotin Meta, ne kërkojmë votën për koalicionin “Shqipëria Madhështore”. Shqipëria ka domosdoshmëri për një rotacion, për taksa më të ulëta, për mirëqenie për qytetarët, një model të ri ekonomik dhe për zbatimin sa më parë të programit të koalicionit opozitar” tha Xhixho.

Jo më larg se sot, kishim disa materiale të fushatës së zotit Meta që kërkonin miratimin e tij për t’i afishuar, postera dhe materiale të tjera, por nuk na u lejua t’i prezantonim. Izolimi nuk ndodh vetëm në takimin me lidershipin e partisë dhe deputetët, por edhe në këto gjëra fare të thjeshta që nuk paraqesin asnjë rrezik, vetëm për ta izoluar në ekstrem dhe për t’i pamundësuar fushatën zotit Meta”, tha ajo./    S.M

Të fundit

Integrimi në BE, Rama: Synojmë që të gjithë grupkapitujt të jenë mbyllur brenda 2027

Nga një konferencë të përbashkët për shtyp me Marta Kos, Komisionerja Evropiane për Zgjerim dhe Radosław Sikorsi, Ministër i Punëve...

“Krijoi monopol”, gjykata mund të detyrojë Zuckerberg që të shesë Instagram

Një gjykatë amerikane në Uashington mund të sjellë telashe serioze për gjigandin e rrjeteve sociale, META. Departamenti për mbrojtjen e konsumatorit dhe konkurrencës në Shtetet...

Humbi kontrollin e motomjetit, vdes 16-vjeçari në Shkodër

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Stom Golem”, dyshohet se një i mitur 16-vjeçar, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi...

Kallas paralajmëron vizitë në Kosovë dhe Serbi, kërkon vazhdim të dialogut

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka bërë të ditur se do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë dikur gjatë muajit të ardhshëm. Pas...

PD ngre shqetësime për dokumentacionin e diasporës, tërhiqet pas sqarimit të KSHZ

Ndërsa fletët e para të votimit për zgjedhësit në diasporë janë nisur sot drejt tyre, Partia Demokratike është ankuar te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve...

Lajme të tjera

Web TV