Veliaj ndan videon: Tirana është bërë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ndarë një video në rrjete sociale, me disa imazhe bardh e zi të hapësirave kushtuar artit në kryeqytet për të ilustruar ndryshimet e mëdha në vitet e fundit. Krahas videos, Veliaj shprehet se kur qytetarët i besuan detyrën 10 vite më parë, qyteti ishte i ‘varfër’ në aspektin kulturor.

Veliaj përmend instalacionin “Reja” të Sou Fujimotos, që megjithëse disa kishin dyshime, u kthye në një pikë ndërprevrimi midis qytetarëve dhe artit publik. Më pas vijon me Shtëpinë Studio Kadare-Agolli për të gjithë adhuruesit e dy emrave të mëdhenj shqiptarë.

Teksa ndalet te Galeria e Artit, Veliaj thotë se është kthyer në një dimension të ri i artit bashkëkohor dhe klasik shqiptar.  Në fund, Veliaj shkruan se gjithë ky angazhim e ka kthyer Tiranën në Kryeqytetin e Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut.

“Kur qytetarët na besuan detyrën për të drejtuar Tiranën 10 vjet më parë, qyteti vuante nga mungesa e eventeve kulturore apo hapësirave kushtuar artit. Më kujtohet kur sollëm në Tiranë instalacionin “Reja” të Sou Fujimotos, që u prit me dyshim nga disa që nuk kanë vënë një tullë në qytet, por ai instalacion unik solli një mënyrë të re ndërveprimi mes qytetarëve dhe artit publik – një vend takimi dhe reflektimi. Po ashtu, Shtëpia Studio Kadare-Agolli, një hapësirë e shenjtë për t’u njohur me dy kolosë të letrave shqipe, tashmë është kthyer në një destinacion frymëzimi për brezat e rinj; apo Galeria e Artit e Tiranës, e restauruar, si një dimension i ri i ekspozimit të artit bashkëkohor dhe klasik shqiptar. Kaq shumë punë për ta bërë Tiranën sot Kryeqytetin Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut – një titull për të cilin jam krenar e mirënjohës.”, shkruan Veliaj./e.t

Lexo edhe :  Lokale dhe qëndrore, Rama kërkon fitoren e 10-të me 11 maj

Të fundit

Forcat Speciale arrestojnë bashkëshortin e ish-ministres socialiste, PSD kërkon lirim

Dardan Molliqaj, politikan i njohur në Kosovë dhe bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, është arrestuar...

Dafina Zeqiri i bleu “Lamborghini” djalit pa lindur ende, komentuesit e “kryqëzojnë”

Dafina Zeqiri, këngëtarja e njohur shqiptare shumë shpejt do të bëhet mami i një djali. Ndërsa pritjes së ëmbël po i vjen fundi, ajo...

Përplasi me makinë punonjësin e Ministrisë teksa kalonte rrugën, arrestohet shoferi

Është arrestuar 62-vjeçari i cili një ditë më parë përplasi para Ministrisë së Jashtme një prej punonjësve të ministrisë, teksa ky i fundit ishte...

Putin takon emirin e Katarit, kritikon mbështetjen turke për opozitën siriane

Gjatë një takimi në Moskë me emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, presidenti rus Vladimir Putin bëri një deklaratë të fortë me...

Andrew Tate i dhurohet një Tesla Cybertruck me targa shqiptare

Influencuesi britaniko-amerikan, Andrew Tate, ka qenë një nga emrat më të diskutueshëm të viteve të fundit. Ai së bashku me të vëllanë janë të përfshirë...

Lajme të tjera

Web TV