Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit Gazment Bardhi nuk është pritur siç ka menduar nga banorët e Patosit gjatë kalimit nëpër rrugët e qytetit.
Në video e mëposhtme duket Bardhi, i cili përshëndet disa persona që po luajnë domino, por ata nuk ia kthejnë përshëndetjen, duke vijuar lojën e tyre që mesa duket “është më e rëndësishme” për ta.
Gjithashtu bëhet me dije se në një tjetër ambient Bardhi është përballur me fjalë të ashpra nga disa qytetarë, të cilët i kanë thënë se është i padëshiruar në qytetin e tyre. Ai është afruar t’i përshëndesë, por një qytetar e ka quajtur atë mashtrues dhe i ka thënë se nuk kishin nevojë për të dhe as për kreun e PD-së./ S,M