Gjatë fjalës së tij në prezantimin e kandidatëve të PD-ASHM në qarkun e Lezhës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u premtoi fermerëve subvencione dhe mbrojtje sezonale të prodhimeve të tyre, ashtu sikur se ndodh në Europë.
Berisha tha gjithashtu se me ardhjen e tij në pushtet nuk do të mund të futen kurrë më në vendin tonë pesticide kancerogjene.
“Subvencione për fermerët në mënyrë që ata të marrin ato subvencione që merr fermeri në Maqedoni, në Kosovë, në Serbi dhe Mal të Zi. I garantoj fermerët se linja e kredisë së butë në të cilën qeveria do të paguajë 80% të interesave do të instalohet menjëherë e bankën e re të zhvillimit që do të krijojë. I siguroj fermerët se në territorin e Shqipërisë, nuk do mund të futen më kurrë pesticide kancerogjenë dhe asnjë lloj inputi bujqësor që nuk tregtohet në 2 ose 3 vende të BE. Garanci të plotë për prodhimet e tyre. Do të ketë mbrojtje sezonale për prodhimet e tyre“, tha Berisha./k.k