Partia Socialiste do të hapë fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit, më 12 prill në sheshin “Skënderbej”. Sipas informacioneve, data është zgjedhur për shkak të simbolikës së 12 yjeve në flamurin e BE-së.
Fokusi i premtimeve të kryeministrit Edi Rama në fakt deri më tani mbetet te integrimi në Bashkimin Europian dhe te marrja e pasaportës europiane. Gjithashtu bëhet me dije se ditën e nisje zyrtare të fushatës, më 11 prill, socialistët do të organizojnë takime masive në çdo qark me gratë dhe vajzat./ S,M