Aksident tragjik/ Përmbyset autobusi, humbin jetën 11 persona, mes tyre dhe dy fëmijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident tragjik ka ndodhur në Brazil, ku një autobus pasagjerësh është përmbysur dhe si pasojë kanë humbur jetën 11 persona. Afro50 pasagjerë ishin në autobusin që udhëtonte nga shteti i Goias për në Ribeirao Preto në Sao Paulo kur shoferi humbi kontrollin e automjetit në komunën e Araguari. Dhjetë persona, mes të cilëve edhe fëmijë të moshës nga 2 deri në 4 vjeç, humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një tjetër vdiq për shkak të plagëve në një spital lokal, tha policia.

Kujtojmë se ky është aksidenti i tretë me autobus që ndodh në Brazil brenda pak muajve, pasi në shkurt, një autobus që transportonte studentë të universitetit dhe një kamion u përplasën në një autostradë në shtetin Sao Paulo, duke vrarë 12 pasagjerë, ndërsa në dhjetor një aksident mes një autobusi pasagjerësh dhe një kamioni vrau gjithashtu 38 persona në një autostradë në shtetin Minas Gerais./   S,M

Të fundit

Papa Leoni XIV, Eric Cantona dhe Albert Camus janë kushërinj

Një faqe interneti ka gjetur në pemën gjenealogjike një lidhje (të largët) midis Papa Leonit XIV dhe ish-futbollistit problematik...

Vlorë, mjeti lundrues pësoi defekt, policia u vjen në ndihmë dy turistëve

Policia Kufitare e Vlorës dhe Roja Bregdetare i kanë ardhur në ndihmë dy turistëve të huaj që lundronin me një veliere, e cila kishte...

Gjakovë, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare për amanetin e Komandat Tigrit

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur sot në Gërgoc të Gjakovës, ku kanë marrë pjesë në një ceremoni të veçantë në nder...

Presidenti Begaj në SHBA, ftohet në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, iu rezervua një pritje e përzemërt nga komuniteti shqiptar në Philadelphia, të cilën e vizitoi ndërsa...

Lotët e grave të robërve ukrainas të luftës, episodi rrëqethës pas lirimit të ushtarëve

Pritjet dhe lotët e grave dhe nënave të robërve ukrainas të luftës, një episode rrënqethës pas lirimit të ushtarëve nga Rusia Zëri që del nga...

Lajme të tjera

Web TV