Declan Rice në ekstazë: Do ta mbaj mend për disa vite sesi arrita ti shënoja Realit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Declan Rice ka qenë figura qendrore e Arsenalit në suksesin 3- 0 të “Topçinjve” dje në mbrëmje.

Mesfushori i kombëtares angleze ka shënuar dy gola spektakolarë me goditje dënimi. Ai është bërë lojtari i dytë në histori që i shënon dy gola me goditje dënimi në një ndeshje të vetme në Europë ekipit të bardhë. Dy gola që e kanë shpallur atë dhe lojtarin e ndeshjes. Vetë ai, duke folur për mediat angleze, ka nënvizuar se kjo do të jetë një mbrëmje që do ta mbajë mend gjatë ndër vite.

“Ka qenë një ndeshje e mrekullueshme nga ana jonë. Kemi bërë gjithçka si duhet çfarë na ka kërkuar trajneri. Ishim të bindur për ta fituar ndeshjen. Sigurisht që tani ta thuash pas takimit është më e thjeshtë, por ne ishim të bindur se mund t’ia dilnim. E kemi dominuar kundërshtarin dhe duhej të kishim shënuar që në pjesën e parë”, tha fillimisht Rice.

Më pas ai ka komentuar dy golat magjikë nga goditja e dënimit.

“Unë përpiqem gjithnjë të kaloj barrikadën dhe më pas shpresoj që topi të shkojë në portë. Në golin e parë, ideja fillestare ishte të krosonim, por pashë vendosjen e murit dhe pozicionin e portierit dhe zgjodha të godas direkt në portë. Te goli i dytë godita më me vetëbesim. Jam shumë i kënaqur, shumë i lumtur. Jam i bindur se do ta kujtoj për shumë vite këtë mbrëmje”, deklaroi mesfushori i “Topçinjve”./ D.C

Të fundit

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera,...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Lajme të tjera

Web TV