Detaje të reja janë duke dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 22-vjeçares, Ilaria Sulës, e cila u masakrua nga ish i dashuri i saj 23-vjeçar, Mark Samson.
Sipas mediave italiane, mësohet se bashkëpunëtorë në këtë vrasje janë edhe dy miqtë e Samson, ku gjyqtarja hetuese Annalisa Minnuni ka shprehur se versioni i tij i fakteve nuk është plotësisht i qartë, edhe për shkak të rolit që kanë luajtur prindërit apo palët e treta .
Gjëja e dyshimtë nga ana e gjyqatres ishte fakti që 23-vjeçari nuk përgjigjej në momentin kur merrej në pyetje, ndërsa ka pranuar se u kishte dërguar një sërë mesazhesh miqve dhe babait të Ilarias me celularin e viktimës.
Ndërkohë, miqtë e tij nuk janë nën hetim, por ata janë marrë tashmë në pyetje. Ilaria është parë për herë të fundit në mbrëmjen e 1 prillit, si zakonisht, në një grup miqsh në zonën e Via Accademia degli Agiati, Tor Marancia.
Megjithatë, zhvillimi i fundit ka ardhur nga informacionet e grumbulluara nga agjentët e Skuadrës Mobile, të cilët kanë lokalizuar telefonin e Ilarias me anë të sistemit të vendndodhjes në kohë reale.
Në orën 00:40, telefoni i vajzës ka lidhur me një qeli në Nocera Umbra, ndërsa në orën 03:02, agjentët kanë kryer një kontroll të Markut, ish-të dashurit të Ilarias, në shoqërinë e dy miqve të tij.
Kjo “koincidencë” e vendeve mes telefonit të Ilarias dhe vendndodhjes së Markut ka shtuar dyshimet për përfshirjen e tyre në ngjarje, ku ata mund të kenë mbajtur celularin e saj.
Kujtojmë që shqiptarja 22-vjeçare, Ilaria Sula është raportuar e zhdukur që prej datës 25 mars ndërsa trupi i saj i pajetë është gjetur disa ditë më vonë hedhur në një humnerë. Marc Samson e ka vrarë ish të dashurën e tij në dhomën e tij të gjumit teksa në shtëpi ka qenë dhe mamaja e tij, e cila më vonë ka ndihmuar në eleminimin e gjurmëve të gjakut.
Ilaria Sula është goditur 3 herë me thikë dhe më pas trupin e saj , Marc Samson e ka futur në një valixhe për ta hedhur më pas një greminë në një zonë të pyllëzuar.
23-vjeçari filipinas ka përdorur për disa ditë me rradhë pas vrasjes telefonin e vitkimës teksa i kthente përgjigje miqve e familjarëve si dhe postonte në rrjete sociale, me qëllim fshehjen e vrasjes. Ndër të tjera nga dosja hetimore është bërë me dije se pasi ka kryer krimin, 23-vjeçari ka drekuar me shoqen e viktimës teksa i ka treguar asaj për problematikat që kishin në çift./E.S