Italia pritet të sjellë të mërkurën rreth 100 emigrantë të dëbuar në Kampin e Gjadrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 100 emigrantë të dëbuar nga Italia pritet të mbërrijnë mëngjesin e të mërkurës në Portin e Shëngjinit, për t’u sistemuar më pas në kampin e Gjadrit. Lëvizja bëhet në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane Giorgia Meloni.

Ky kontingjent do të transferohet në bazë të draft-ligjit të ri të miratuar nga qeveria Meloni, i cili e kthen funksionin e këtyre kampeve në qendra për riatdhesimin e emigrantëve që kanë marrë urdhër dëbimi nga territori italian.

Kohëzgjatja e qëndrimit të tyre në kampet shqiptare parashikohet të jetë deri në 18 muaj.

Pak javë më parë, qeveria italiane ndryshoi tërësisht planet për dy qendrat e emigrantëve të ndërtuara në Shqipëri. Fillimisht këto struktura ishin projektuar për të strehuar emigrantët në pritje të shqyrtimit të kërkesës për azil.

Por përballë pengesave gjyqësore që çonin në rikthimin e emigrantëve në Itali, autoritetet italiane vendosën që kampet në Gjadër dhe Shëngjin të shndërrohen në burgje të përkohshme për riatdhesimin e emigrantëve të paligjshëm.

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, në një intervistë të datës 25 mars 2025, konfirmoi një ulje të ndjeshme të numrit të emigrantëve që mbërrijnë në Itali, duke e lidhur këtë me politikat parandaluese të qeverisë. Ai theksoi se qendrat në Shqipëri mund të përdoren për forcimin e sistemit të riatdhesimit.

Ministri propozoi që këto qendra, të cilat deri më tani nuk janë vënë në funksion, të shndërrohen në Qendra të Paraburgimit për Riatdhesim (CPR), duke lejuar kthimin e emigrantëve të parregullt në vendet e tyre të origjinës, pa të drejtë qëndrimi në territorin italian.

Ndërtimi i kampit në Gjadër ka qenë një vendim i marrë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kryeministri Edi Rama, i cili firmosi marrëveshjen me kryeministren Meloni, pa u zhvilluar asnjë konsultim me komunitetin vendor në qarkun e Lezhës./   S,M

Lexo edhe :  FOTOLAJM/ Rama: Voto 5, e vetmja rrugë drejt Shqipërisë 2030

Të fundit

Bie teleferiku me turistë në Itali, 3 persona humbin jetën, një tjetër i zhdukur

Një aksident tragjik në teleferikun e Monte Faito, që përshkon qytetin e Napolit, i ka marrë jetën tre personave,...

13-vjeçari dhunohet nga njerku në Durrës, policia shoqëron në komisariat 51-vjeçarin

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht një 51-vjeçar pasi ka dhunuar një 13-vjeçar. Dhunuesi me inicialet S.K., u shoqërua në komisariat pas publikimit të...

Amber Heard ka fëmijë me Elon Musk? Ja çfarë u zbulua nga një dokument ligjor i 2022

Një dokument ligjor i vitit 2022, i lidhur me gjyqin e Amber Heard dhe Johnny Depp, ka ndezur sërish thashethemet për jetën private të...

Miratohet vendimi i ri për punonjësit e policisë, zbardhen kriteret për kompensimet

Me vendim të Këshillit të Ministrave është miratuar sot vendimi për përcaktimin e kritereve dhe të procedurave për kompensimin e menjëhershëm financiar, në rast...

Rikthehet tarifa për turistët në Venecia! Kush rezervon në minutën e fundit…

Tarifa e hyrjes në Venecia do të rifillojë nga e premtja, me risinë kryesore këtë vit që turistët e minutës së fundit do të...

Lajme të tjera

Web TV