Analisti Frrok Çupi thotë se ardhja e liderëve të BE në Tiranë, më 16 maj, pas zgjedhjeve, tregon se kryeqyteti shqiptar është kthyer në qendrën më të rëndësishme politike të Europës.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se ky samit, ka peshë të madhe për Shqipërinë.
“Takimi i liderve të komunitetit politik të BE në Tiranë, jep vërtet peshë Shqipërisë, por edhe rajonit tjetër që nuk është anëtare e BE. Komuniteti politik është një instrument krijuar para dy vjetës, iniciativë e Francës e më pas e Gjermanisë. Janë në momentin, kur mblidhen në Tiranë. Këtu peshon shumë historia e BE dhe besimi i BE, peshon në Tiranë.
Tirana zyrtare, politike është kthyer në një barasvlerë me vendet e BE. Tashmë, BE i bie telefonit të Tiranës për zgjidhjen e çështjeve. Punët e Ballkanit Perëndimor marrin këshillimin, modelin në Tiranë dhe zgjidhen atje.
Tirana është zyra për të hyrë në BE, për të zgjidhur çështjet e tyre, apo të anëtarësimeve. Vizita e Kallas, ishte vizitë e ndryshme e paraardhësve. Kishte elementë, jo thjesht për t’u parë. Ishte një moment për të dëshmuar nga Tirana, se BE në vitin 2027, e pret Shqipërinë. Tirana është qendra politike më e besueshme”, theksoi ai./ S,M