Lufta tregtare mes SHBA-së dhe Kinës është intensifikuar pas kërcënimeve të Presidentit Trump për të dyfishuar tarifat ndaj Kinës, duke i vendosur ato deri në 104%.
Kina ka paralajmëruar se do të luftojë deri në fund dhe ka vendosur tarifa hakmarrëse, ndërsa ka lejuar dobësimin e monedhës së saj dhe po stabilizon tregun me investime shtetërore.
Tarifat do të prekën shumë produkte të rëndësishme, si smartphone, kompjuterë dhe lodra, por gjithashtu edhe artikuj të tjerë si vidat dhe bojlerët.
Ekspertët paralajmërojnë se ky përshkallëzim mund të sjellë dëme ekonomike afatgjata për të dyja vendet, duke prekur eksportet e Kinës dhe duke rritur çmimet për konsumatorët amerikanë.
Kina dhe SHBA janë të lidhura thellë ekonomikisht dhe një goditje e mundshme në këtë marrëdhënie mund të ndikojë shumë në ekonomitë e të dyja vendeve.
Edhe pse ka mundësi për negociata, askush nuk është i sigurt për se si do të përfundojë ky përballim, pasi tensionet janë të larta dhe pasiguria mbetet.//BBC/E.S