Pavarësisht humbjes së thellë 3-0 ndaj Arsenalit, mesfushori i Real Madrid, Jude Bellingham u shpreh se asgjë nuk ka mbaruar. Ai, në një intervistë pas ndeshjes (Champions League), u shpreh se beson te fuqia e stadiumit…Bernabeu.
“Një vend ku ndodhin gjëra të çmendura është shtëpia jonë, Santiago Bernabeu, kështu që çdo gjë mund të ndodhë. Ne nuk ishim afër nivelit tonë të zakonshëm.
Ne kemi nevojë për diçka vërtet të veçantë, diçka vërtet të çmendur. Kemi edhe 90 minuta futboll dhe gjithçka mund të ndodhë në Bernabeu”./ D.C