Moody’s vlerëson Shqipërinë/ Përspektivë e qëndrueshme, rritja e ekonomisë mbetet e fortë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia prestigjioze ndërkombëtare e vlerësimit Moody’s ka konfirmuar vlerësimin për ekonominë e Shqipërisë në “Ba3” me perspektivë “të qëndrueshme”, e nxitur kjo nga reformat e ndërmarra  në kuadër të procesit të integrimit në BE si dhe nga performanca ekonomike e fiskale.

Në raportin e fundit të AgjenciSË Moodys , parashikohet që rritja e PBB-së të mbetet e fortë dhe të arrijë në  3.8% në vitin 2025 dhe 3.4% në vitin 2026.I rëndësishëm në aspektin fiskal përcaktohet edhe reduktimi i mëtejshëm I borxhit publik në periudhën afatmesme. Raporti i borxhit publik ndaj PBB-së u ul në 57.5% në vitin 2023 dhe pritet të ulet në 53.7% deri në vitin 2026, i mbështetur nga rritja e fortë ekonomike dhe balanca fiskale primare.

Me rëndësi përcaktohen edhe  reformat për procesin e anëtarësimit në BE .Sipas Agjensisë Moodys Shqipëria do të përfitojë nga financimi i BE-së dhe zbatimi gradual i reformave të mëtejshme të lidhura me procesin e anëtarësimit. Vlerësimi i moodys është një tregues i rëndësishëm i progresit të Shqipërisë dhe një sinjal pozitiv për investitorët ndërkombëtarë, duke reflektuar qëndrueshmërinë ekonomike të vendit dhe menaxhimin efektiv përballë sfidave globale.

Më herët edhe Agjencia prestigjioze, ndërkombëtare e vlerësimit “Standard & Poor’s’’ rriti vlersimin për ekonominë shqiptare në BB NGA BB- që ishte më parë. Ky ishte rishikimi i dytë në rritje brenda një viti për ekonominë shqiptare./k.k

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV