Nga Brukseli, Balla thirrje për 11 majin: Votë për anëtarësimin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Brukseli, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, ka publikuar një videomesazh ku u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve mbi ndikimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, veçanërisht për sa i përket investimeve dhe zhvillimit ekonomik.

Ai theksoi se anëtarësimi në BE do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta ekonomike për qytetarët shqiptarë, duke përmendur konkretisht se pas anëtarësimit, Shqipëria pritet të përfitojë mbi 1 miliard euro në vit nga fondet evropiane, ku 300 milionë euro do të shkojnë vetëm për bujqësinë.

“Pas anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian, Shqipëria pritet të përfitojë direkt mbi 1 miliard euro në vit. Nga të cilat 300 milionë vetëm për bujqësinë, si dhe do të përfitojnë shumë herë më tepër nga aplikimet në programet e tjera brenda buxhetit të Bashkimit Evropian”, deklaroi Balla.

Balla me tej hoqi paralele mes qeveris socialiste dhe PD para 2013, sa i takon investimeve të huaja.

Stoku i investimeve të Bashkimit Evropian deri në 2013 shkonte diku tek 2,9 miliardë euro. Ndërkohë sot është rritur me gati 2,5 herë në pikun e vet historik prej 7,3 miliardë euro, ndërsa objektivi ynë është ta çojmë në 10 miliardë deri në fund të mandatit tonë të ri që nisim së bashku më 11 maj,” shprehet Balla.

Në fund, Balla u bëri thirrje qytetarëve që më 11 maj të japin një votë të fortë për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, për të realizuar objektivat e anëtarësimit dhe për të siguruar përfitimet që vijnë prej tij./   S,M

Të fundit

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera,...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Lajme të tjera

Web TV