Nga Roshi te Doshi, pasojat e ‘aleancave lokale’ të Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Para pak ditësh, ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi, ka përkrahur hapur kandidatin e PD-së, Elton Rroshi. Situata nuk duket thjesht një solidaritet familjar, sesa një lëvizje politike. Pasi dalja publike e Rroshit në mbështetje të Eltonit është një qëndrim i qartë, që jo vetëm mbështet kandidatin e opozitës, por edhe trego qëndrimin e tij në fushatën e 11 majit.

Ndërkaq, sot në këshillin bashkiak të Shkodrës pati një bashkim qëndrimesh ndërmjet PSD-së së Tom Doshit dhe PD-së së Sali Berishës për një axhendë të ardhur në rendin e ditës për miratim.

Në Elbasan, siç tha Alesia Balliu, një nga fitueset e primareve të PD-së atje, Berisha ka kandiduar një personazh të lidhur me klanin e Çapjave, një nga më të rëndësishëm në telenovelën kriminale të zonës.

Si në rastin e Rroshit, ashtu edhe të Doshit, apo edhe të Çapjave,, kemi lëvizje lokale ku PD nuk nguron të gjejë aleanca politike, natyrisht për tju kundërvënë mazhorancs. Një lëvizje që është por edhe do të ishte normale për çdo forcë politike, apo edhe opozitë në kushtet e një situate për të rritur konsensusin politik. Mikrokozmosi lokal është shpesh më i rëndësishëm sesa konfiguracioni politik i partive politike. Kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera. Donald Trump arriti të fitojë zgjedhjet në nëntor, pasi siguroi aleanca me komunitetet lokale në Ëisconsini dhe Pensilvania, të cilët katër vjet më parë kishin votuar për Joe Biden.  La Civita që sot është i pajtuar nga Berisha, u bë i njohur sepse arriti të marrë shumë vota latinësh, përkatësish emigrantësh nga vendet latinoamerikane.

Por në rastin e PD-së dhe posaçërisht Sali Berishës, kemi të bëjmë më shumë me një konflikt interesi. Pasi opozita kundër Edi Ramës, apo kauza që ka ngritur kjo opozitë, ka qenë pikërisht një platformë kundër ketyre personazheve.

Lexo edhe :  Pse letrat e programeve të partive përdoren si kaush për fara kungulli?

Thelbi i platformës së kësaj opozite është që Edi Rama e ka marrë pushtetin dhe e mban si pasojë e bashkëveprimit me këta personazhe, që sipas PD-së janë të lidhur me krimin.

Madje PD i kërkoi ambasadorit të SHBA-së Donald Lu, që të bindte mazhorancën e Edi Rams qqë të përkrahte një ligj të ashtuquajtur për “dekriminalizimin”, i ili në thelb ishte antikushtetues dhe shkelës i të drejtave të njeriut.

Aleanca e Berishës me subjektet e dekriminalizimit nuk është thjesht një hipokrizi, por është një shkelje e kauzës që ka mbajtur opozitën për 12 vjet. Belind Këlliçi deklaroi se nuk jemi në luftën e klasave, gjë që është e vërtetë, por këtu kemi të bëjmë me rrëzimin e thelbit të kauzës opozitare. Natyrisht Berisha apo pasuesit e tij, mund të përsërisin qëndrimin e famshëm të thënë pas një takimi me Fatos Nanon në 2007-n, se gjithçka ka qenë pjesë e fushatës, por në këtë rast do të rrëzohen të gjitha ato panele ku kanë ngritur akuza e montuar afera si ajo e Babales./ /    S,M

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV